Categories: Uncategorized

6 muaj pa takuar të birit, ish-bashkëshortja ia thotë copë: Fajin ta ka jot ëmë!

Në emisionit “Stop” ka mbërritur një apel i një babai i cili kërkon të takohet me djalin e tij 2-vjeçar, që sipas pretendimit të tij, ish-bashkëshortja nuk e lejon.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në 6 Janar 2020, zgjidhi martesën e Daniela Kananit me Fabian Dogrën dhe kujdestaria i kaloi së ëmës, ndërsa të atit i njohu të drejtën e takimit të fëmijës.

Të lidhura

None found

Por Fabiani thotë se prej 6 muajsh nuk e sheh djalin dhe se Danjela është transferuar nga Berati në Vlorë, por ai nuk e ka një adresë të saktë të banesës së saj.

“Quhem Fabian Dogra, nga qyteti i Beratit. Kam pasur një lidhje martesore me Daniela Kananin, dhe kemi bërë edhe një fëmijë afro 2 vjeç. Kishim probleme dhe u divorcuam dhe ajo ka marrë kujdestarinë e djalit.

Gjykata më ka caktuar që të takoj djalin dy herë në muaj javën e dytë dhe javën e katërt të muajit. Nuk di, se ku ndodhet djali! Kam 6 muaj pa e takuar djalin. Nga 4 Nëntori i 2019-ës, që Daniela ka marrë kujdestarinë e djalit, ajo është larguar nga vendlindja e saj e qytetit të Beratit dhe nuk e di se ku ka shkuar!

Kam marrë vesh që jeton në Vlorë, po s’e ku jeton, nuk e di fare! Unë dua adresën e fëmijës, se ku jeton fëmija im. Nuk di, s’kam asnjë lloj adrese. Ju lutem më ndihmoni!”

Stela Qako, avokatja e Fabianit, tregon se Daniela ka shkelur nenin 127, “mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër”.

“Fillimisht është kërkuar nga Daniela Dogra marrja e një “Urdhri- Mbrojtjeje” që në Maj. Vendimi i gjykatës për zgjidhjen e martesës, mori formë të prerë më datë 6 Janar 2020. Kjo nuk e zbatoi, sigurisht!

Nuk po i dorëzonte fëmijën babait, e cila po shkelte nenin 127 të Kodit Penal. Është bërë një komunikatë telefonike nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit dhe është thënë nga ana e saj, që unë jetoj në Vlorë, por nuk ka dhënë absolutisht asnjë lloj adrese. Prej 6 muajsh, nuk kemi absolutisht asnjë lloj dëshire vullnetare, për ta ushtruar vetë të drejtën e takimit të fëmijës”.

Julian Plaka, Përmbarues shtetërore në Berat, shprehet se e ka bërë të gjithë procedurën ligjore, por zonja ka ikur nga Berati. Sipas tij pandemia ka penguar ekzekutimin e vendimit të takimit të babait me të atin.

Vetë Daniela Kanani me tone të larta thotë se babai do ta shohë fëmijën, kur të japë lekët e pensionit, pasi ka dhënë vetëm për muajt Mars e Prill. Por Fabiani thotë se ka derdhur paratë, kur ish-bashkëshortja ka hapur llogarinë.

Avokatja Stela Qako-Vetë ajo i ka incizuar dhe i ka sjellë mesazh zanor, ku i thotë që prindërit e tu nuk kanë asnjë lidhje me fëmijën, kështu që ato, kur ti të flasësh nuk kanë pse shfaqen!

Nëna Daniela Kanani-Unë djalin ta nxjerr ty si Fabian, jo Shqiponjës (vjehrrës) e Ilami Dogrës (vjehrrit). Vazhdo, dëgjoji Ilamiun e Shqiponjën, se mirë e ke! Fajin ta ka jot ëmë e yt atë, se po mos të dëgjoje ato, s’do përfundoje këtu sot, po të ecje me këmbët e veta.

Është edhe dëmi jot në fund të fundit, ta dish këtë! Gropën e jetës tënde, po ta bën Shqiponja me Ilamiun. Ta ka bërë e po ta bën e do ta bëjë, po ti s’po arrin ta kuptosh, se je një djalë mamaje!

Avokatja Stela Qako-Ndërkohë, që Kodi i Familjes, neni 219 e ndalon rreptësishtë prindin që të ndalojë gjyshërit të kenë kontakt me fëmijën.

Nëna Daniela Kanani-Ta dish, që unë s’e lë me aq! Edhe pse nuk ke plotësuar detyrimin ushqimor të djalit, deri dje ta kam lënë! Tani, nuk ke për ta parë më në kamera! Fajin ta ka yt atë e jot ëmë. Më mos merr në telefon për të parë djalin! Kaq!

Avokatja Stela Qako-Është bërë trend Odeta, është bërë trend të shikojmë që kur një nënë dëshiron të bëjë shkëputje nga bashkëshorti, çfarë bëjnë? Krijojnë artifica me vendime gjykate, “Urdhra –Mbrojtjeje”, dhe pastaj vijnë gjithë këto… gjithë këto gjëra.

Gazetarja e “Stop” komunikon me përmbaruesin Julian Plaka

Gazetarja: Përshendetje, si kaloni?

Përmbaruesi Julian Plaka-Mirë, si kaloni?

Gazetarja: Unë jam Odeta nga emisioni “Stop”

Përmbaruesi Julian Plaka-Po!

Gazetarja: Tek neve ka ardhur rasti i zgjidhje së martesës midis Fabjan Dogrës dhe Daniela Kananit. Bëhet fjalë për një vendim gjykate i formës së prerë më datë 6 Janar 2020.

Përmbaruesi Julian Plaka-Po!

Gazetarja: Çfarë keni bërë ju me këtë rast zotëri?

Përmbaruesi Julian Plaka-Është bërë e gjithë procedura ligjore!

Gazetarja: Po keni mundur ta gjeni adresën e saktë të zonjës?

Përmbaruesi Julian Plaka-Zonjën…e kemi gjetur adresën, është në Vlorë.

Gazetarja: Ku do ta takojë babai fëmijën?

Përmbaruesi Julian Plaka-Për shkak të pandemisë është pezulluar takimi i fëmijës. Në momentin, që do mbarojë pandemia, do bëhet takimi i fëmijës.

Gazetarja: Ka 4 muaj që se ka parë fëmijën e vet. Kjo zonja ka shkel nenin 127…

Përmbaruesi Julian Plaka-Zonjë, është zbatuar procedura në fuqi për këtë lloj dosjeje.

Gazetarja: Jo, jo. Ti mbase e ke zbatuar me letra, por konkretisht jo sepse babai ka 4 muaj që se ka parë fëmijën… kjo është fakt!

Përmbaruesi Julian Plaka-Tani, nuk është fakt!

Gazetarja: Fakt është, se ku është ekzekutuar vendimi i gjykatës? Se kur babai nuk di as vendndodhjen e fëmijës, është absurde pastaj…

Përmbaruesi Julian Plaka-Odeta është pandemia dhe nuk mund të bëhet takimi i fëmijës në këtë moment. Në momentin, që do mbarojë, do bëhet takimi.

Gazetarja: Pandemia 1 muaj ka, po flasim për tre muaj më parë…

Përmbaruesi Julian Plaka-Epo, procedura në fuqi, procedura ligjore në fuqi është bërë, dhe dosja nuk ka shumë që është depozituar në Zyrën e Përmbarimit Berat. /tvklan

të fundit

Death of young man in Kamëz, police issue official statement: He had gone to his uncle’s house to repair the water tank when he came into contact with power…

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

21 minutes ago

Rikthimi i Matthijs de Ligt te Manchester United: Sfida e holandezit pas operacionit të rëndë në shpinë

Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…

31 minutes ago

Horoskopi 1 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…

43 minutes ago

Një sfidë e vështirë pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja flet për Përndrecën: Vendimi do të publikohet nga klubi

Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

44 minutes ago

Qefalija shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Dinamo do të ruajë ritmin e Evropës edhe në kampionat

Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

55 minutes ago

Vdekja e të riut në Kamëz, policia me njoftim zyrtar: Kishte shkuar te xhaxhai të rregullonte depozitën e ujit, ra në kontakt me telat e korrentit

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

55 minutes ago