Categories: Uncategorized

“Në krevat me mua, rrinte deri natën në Facebook”, babai i dy fëmijëve akuzon ish-bashkeshorten

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u dëgjua historia e 45 vjeçarit nga Elbasani, Gentian Agolli. Pas 23 vitesh martesë, bashkëshortja kërkon të divorcohet duke shkaktuar presion psikologjik në familje. Gentiani thotë se divorci vjen për arsye ekonomike, pasi ish-gruaja është e dhënë pas lekut dhe për këtë ka siguruar mbështetjen e familjës së saj.

Por Gentiani nuk ka qenë dakord për tu divorcuar, shpesh herë i lutej me lot në sy bashkëshortës që ta ndalonte këtë veprim. Ata që po e vuajnë më shumë janë fëmijët, djali 10 vjeçar dhe vajza 21 vjeçe.

Të lidhura

None found

Djali ka kërkuar që të qëndrojë me babain, por nëna e kërcënon këtë të fundit përmes familjes së saj. Ata përdorin fëmijët thotë Gentiani vetëm që t’i marrin shtëpinë, të vetmen pasuri që mbante të bashkuar familjen. Një problem tjetër që vjen pas divoricit është siguria e vajzës. Ajo ka marrë një rrugë të gabuar, konsumon duhan dhe shoqerohet me një djalë për të cilin thotë se e dashuron. Po ashtu, Gentiani dyshon se ish-gruaja e tradhëtonte. Ajo qëndronte në “Facebook” në orët e vona të natës, teksa ishte në krevat me të.

Tashmë çështja e divorcit është dërguar në gjykatën e Apelit për tu shqyrtuar. Babai i dëshpëruar i drejtohet emisionit për të apeluar, pasi ka frikë se bashkëshortja do t’i marrë fëmijët me forcë.

Në emision ai u përball live me vjehrrën e tij:

Vjehrra, Nadire: Si si vjen turp faqen e zezë të ketë, që nuk i ka mbajtur asnjëherë. Të ketë turp që del atje. Unë e kam mbjatur si djalin tim, por që të dali për fëmijën e vet e të thotë e ka dhunuar e ëma turp të ketë. Asicik e ka parë komisariarti ca maskarai është ai

Gentiani: Faleminderit

Vjehrra: Ca si punon atij fëmije, mos shko te nëna i thotë, turp të ketë. Nuk binte asnjë lekë, i kanë prerë dritat. Vjen lahet te unë, i ka heq karikuesin e telefonit nga priza.

Gentiani: Po ia kam heq pra se nuk do paguajmë 40 mijë lekë muaj për muaj.

Vjehrra: Ai nuk punonte, ishte dembel, e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës.

Gentiani: Ju doshit të më coshit jashtë shtetit, që të rrinte bija jote rrugëve, unë nuk iki emigrant se e kam punën këtu. Kam fakte unë.

Vjehrra: A e di pse e do djalin ai? Se do të ndajë shtëpinë përgjysmë, të marrtë dreqi me gjithë shtëpi. Ia ka heq korentin, ia ka heq dushin, ca të paguajë vajza kur lahet tek unë, po vajzës që ia caktoi gjykata në muaj pagesën pse nuk ia paguan? I ka thene goces sime do te telendis.

të fundit

Paketa fiskale: Shqipëria ndër vendet me taksat më të larta në rajon

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin…

8 minutes ago

Hegseth largon nga Pentagoni gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, teksa shqyrtohen sulme të reja ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkarkuar gjeneral-lejtnant Brett Sylvia, drejtuesin e planifikimit dhe strategjisë në Shtabin e Përbashkët…

10 minutes ago

Parliament returns to plenary session after last week’s tensions, with 18 items on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan…

18 minutes ago

See the weather forecast for October 29, 2026: stable atmospheric conditions

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e…

19 minutes ago

Horoscope for October 29, 2026: Discover the stars’ surprises for each sign

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t’ju…

19 minutes ago

Kuvendi rikthehet në seancë plenare pas tensioneve të javës së kaluar, në rend dite 18 çështje

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan…

28 minutes ago