Categories: Uncategorized

5000 euro për të ngelur shtatzënë, mjeku popullor shqiptar që shëron me të prekur

Për sëmundje të rënda, shpesh shqiptarët jashtë mundësve për shkak të mungesës së teknologjisë apo edhe të mjekëve specialistë, duhet të paguajnë miliona në klinikat e specializuara jashtë vendit.

Por në vendin tonë ka mjekë me 13 diploma, të cilët për 8 mijë euro lënë edhe gratë shtatzëna.

Të lidhura

None found

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj , pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave.

Gazetarja e Fisk fare kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartëvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një lokal, por ai kishte vetëm një kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqëruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera. Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra. Pra mjeku pretendon se ka fuqinë të shërojë pa një klinikë, por kundrejt tarifave të majme./tch

të fundit

Kreshnik Hajrizi rikthehet te Sioni dhe mund t’i japë Fodës një mundësi të re në mbrojtje

Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi…

15 seconds ago

Rikthehen tensionet pranë Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotov e gurë, policia përdor gaz dhe ujë

Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…

4 minutes ago

Prokuroria Speciale ndryshon udhëzuesin për regjistrimin e lëndëve dhe nisjen e hetimeve zyrtare

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…

5 minutes ago

Vedat Muriqi në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Slavia Pragës

Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.Skuadra turke pësoi një humbje…

13 minutes ago

Kriza dhe trazirat dobësojnë Macronin, ndërsa Le Pen sheh rrugën drejt pushtetit

Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…

18 minutes ago

Përplasje në bypassin Mbrostar–Levan, plagoset drejtuesi i njërit prej mjeteve

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…

21 minutes ago