Categories: Uncategorized

500 aplikime, si do të zjidhen 60 anëtarët e FBI-së shqiptare

Ka përfunduar afati i aplikimeve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose të njohur ndryshe si FBI shqiptare.

Janë 500 aplikime nga policë dhe civilë për 60 vende si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Të lidhura

None found

Pak orë përpara se të skadojë afati i aplikimeve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë me një apel të rëndësishëm, duke u kërkuar të interesuarve që të ngrihen dhe të veprojnë. Në një postim në “Tëitter”, diplomatja amerikane thotë se është koha për veprim, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim, duke u bërë një hetues special i BKH-së. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.

Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, dhe drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme.

Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente. Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme, si dhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kan didatit në pozicionin e hetuesit. Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes, ku aplikantët do t’u nënshtrohen disa testimeve.

Vetëm kandidatëve që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit.

Për përzgjedhjen e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryhen 5 teste përzgjedhjeje, sipas kategorive:

Arsyetimi logjik, test që mat aftësitë e kandidatit në lidhje me të menduarin kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve dhe arsyetimi abstrakt; Testi i aftësisë fizike, që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km; Shkrimi i eseve, test që mat aftësitë e kandidatit për të shprehur ide me shkrim dhe saktësinë ortografike, gramatikore, formatin, prezantimin dhe sa i është përmbajtur kandidati pyetjes; Intervista e strukturuar, test që mat aftësinë e kandidatit për të shprehur verbalisht ide, për të shprehur vlerat e tij/saj profesionale dhe për të dhënë zgjidhje për probleme që kanë lidhje me punën, si dhe testi i poligrafit; Procesi i verifikimit, kandidati për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë në verifikimin e pasurisë dhe figurës.

të fundit

Zbulohen detajet e skemës së fshehjes pas ekzekutimit për hakmarrje në “Kodrën e Diellit”/ Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin dhe dënime për katër persona…

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin me inicialet V.K., të akuzuar për vrasjen me paramendim të…

1 minute ago

Rifillon Superliga, derbi i xhiros në Suharekë

Pas një pushimi prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, këtë javë rikthehet në skenë Superliga e Kosovës…

2 minutes ago

Shiroka Pula priti ambasadorin belg Dusaucy, në fokus perspektiva euroatlantike e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy. Presidentja Shiroka…

2 minutes ago

Përplasje mes Pacollit dhe Gashit për krizën e deponisë në Pejë

Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi kanë diskutuar në seancën e…

2 minutes ago

Guardiola: Klopp do ta kthejë Gjermaninë në elitën e futbollit botëror

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar Jurgen Kloppin, duke e përshkruar gjermanin si një nga figurat më…

4 minutes ago

Real Madridi vlerëson me kujdes mundësinë e rikthimit të Nico Paz për edicionin 2027/28

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori…

11 minutes ago