Categories: Uncategorized

4 raste me AH1N1 në Berat, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës një person

Një rast i rëndë, me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim.

Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët konfirmojnē se në këtë qark janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se, rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Të lidhura

None found

Ajo nuk e ka cilësuar rastin të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorrën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT, ku do ti nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit, që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.

Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon për Fax News se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qënë raste të rënda. Sipas Vilës, të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se, në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.

Ajo konfirmon se, “kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit””. Mjekja Vila konfirmon se, “edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantine, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësoj merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgojn në Tiranë”.

Mjeku i Repartit të Urgjencës, Xhezair Guri, ka pohuar për Fax News se, rasti i ardhur nga Skrapari, në gjendje të rënduar insufiçence respiratore, është dërguar në Tiranë. Sipas mjekut Guri, personeli është i mirëtrajnuar për të përballuar një situatë të mundshme virale./faxweb/

të fundit

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë celsius.Temperaturat minimale të mëngjesit…

7 minutes ago

SHBA nxjerr dokumentin me 14 pika të firmosur në Uashington nga Izraeli dhe Libani, zbulohen pikat kyçe për grupet e armatosura dhe sigurinë në rajon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar tekstin e marrëveshjes kornizë trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit, e cila…

8 minutes ago

John Bolton pranon fajin për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara, rrezikon deri në pesë vjet burg dhe 2.25 milionë dollarë gjobë

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA, është shpallur fajtor për posedim të paligjshëm të informacionit të klasifikuar, i…

8 minutes ago

Rama publikon pamje nga Muzeu i Lundrimit në Shkodër: Projekti pritet të kthehet në një pikë të re kulture dhe turizmi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje…

20 minutes ago

Egnatia luan sot testin e fundit miqësor, përballë rumunëve të FC Botosanit para Champions League

EgnatiaEgnatia do të zhvillojë ditën e sotme miqësoren e tretë dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve për sezonin e…

31 minutes ago

Përcaktohen edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës në Kupën e Botës, me dy përballje që spikasin mbi të tjerat

Me ndeshjet e zhvilluara të premten mbrëma dhe mëngjesin e sotëm (e shtunë), Kupës së Botës i janë bashkuar edhe…

32 minutes ago