Categories: Uncategorized

EMRI/ Humbi sot jetën në Sanatorium, dyshohet për grip derri

Sot në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi, raportohet se një person ka humbur jetën, pas probleme të rënda që shfaqi me rrugët e frymëmarrjes.

Një 45-vjeçar nga Çorovoda e Skraparit, Vjetar Alushi, u transportua me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Beratit, dhe më pas drejt Tiranës.

Të lidhura

None found

Ai shfaqte temperaturë të lartë dhe me probleme me frymëmarrjen, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 45-vjeçari ndërroi jetë.

Dyshohet se ai ka humbur jetën, pasi u prek nga grupi i derrit.

Megjithatë, Instituti i Shëndetit Publik, konfirmoi se ka marrë mostrat e analiazve dhe pritet të japë konfirmimin zyrtar.

Në Berat janë diagnosticikuar 5 persona me virusin AH1 N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Në fillim të vitit të shkuar prej virusit AH1N1 humbën jetën 4 persona, në vendin tinë.

Pacientët në fjalë vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ashtu si edhe ata që kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi.

Mjekja infeksioniste, Etleva Vila konfirmoi se pacienti i ardhur sot nga Çorodovoda ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Sipas mjekes, Etleva Vila, “rasti sot në Tiranë është referuar paradite me insufiçencë respiratore të rëndë, por referonte që rasti nuk ka pasur kontakte me zonat me koronavirus. Ekziston karantina dhe me një sensibilizim mendoj se situata vihet në kontroll”, theksoi mjekja.

Megjithatë mjekët shprehen se janë në gatishmëri dhe se janë të gjitha kapacitetet e duhura për të përballuar situate virale.

“Jemi të gatshëm, kemi personel të shtuar. Kemi hapur një dhomë të veçantë, për këto raste. Nuk kemi mungesë medikamentesh”, shprehen ata.

Çdo rast me grip të zakonshëm, por përjetohet me momente paniku, për shkak të koronavirusit.

të fundit

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

8 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

9 minutes ago

Vendimi për ndërhyrjen e Cancelos në El Clasico: CTA thotë se duhej karton i verdhë

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…

9 minutes ago

Dosja për vrasjen e Arlinda Zekajt: kërcënimet e raportuara dhe zhvillimet e rastit

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve,…

13 minutes ago

Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Klodian Allajbeu, në The Independent: Bursat dhe punësimi mund të frenojnë emigracionin e të rinjve

Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…

15 minutes ago

Protest over Arlinda Zekaj’s killing starts today in Pristina and is expected to continue in the coming days

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

19 minutes ago