Categories: Uncategorized

4 ditë punë, 3 ditë karantinë: Cili është propozimi i ekspertit të Shëndetit Publik

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho tha se dalja nga karantina duhet bërë në mënyrë produktive. Ai tha se pensionistëve mund t’i mundësohet dalja në oraret 07:00 me 08:00, pasi sipas tij dalja duhet të jetë e përditshme.

Ai propozoi një alternim me 4 ditë punë dhe 3 ditë karantinë. Dasho u shpreh se 3 ditëshi është kohë e mjaftueshme që një person i infektuar nga koronavirusi të manifestojë shenja klinike.

Të lidhura

None found

Sipas tij nëse periudha e karantinës alternohet me 4 ditë punë dhe 3 ditë karantinë ku edhe mund të identifikohen më lehtë personat e infektuar dhe kjo mund të sjellë pak nga pak rikthimin gjysmak të normalitetit.

Dasho duke folur per ABC NEWS tha se ky model po propozohet për të mos mbetur thjesht si konkluzion, por mund të përhapet në të gjithë botën.

“3 ditëshi në pjesën më të madhe të rasteve është kohë e mjaftueshme që një person i infektuar të manifestojë shenjat klinike dhe ne kemi mundësi që personat që manifestojnë infeksionin mund ti nënshtrohen karantinës. Jemi duke punuar për një propozim konkret. Po bashkëpunojmë me disa kolegë se si mund ta shndërrojmë këtë ide në një rekomandim ekspertësh.

R0 është numri i personave që një person i infektuar mund të ekspozojë ose të infektojë. Në rastin e virusit COVID, R0 është diku midis 2 dhe 2.5, kjo tregon që një person i infektuar mund të infektojë 2 deri në 2.5 persona të tjerë, gripi i stinë e ka 1.3.

Qëllimi është që R të ngelet diku rreth 1, të jetë pak më e lartë se 1 për të pasur kontroll për infeksionin, por në momentet kur dyshohet se po kalohet masa menjëherë forcohet masa dhe ulet R në 1 dhe kjo nënkupton që me këto masa mund të kontrollohet.

Qëllimi është që me masat inteligjente është të kontrollohet R, në këtë mënyrë kontrollohet pandemia. Sot është kuptuar se të gjitha masat duhen orientuar rreth kofiçientit të virusit.

Gjithçka ka të bëjë me koefiçinetin e transmetimit të infeksionit. Nësë mbahet rreth 1 atëherë ai është në rregull. Imuniteti i grupit duhet të nxitet.

Ne kemi 6 javë në epidemi dhe kemi një numër rastesh që nuk lejon të krijohet imuniteti i grupit. Qëndruam 6 javë, por nuk mund të qëndrojmë 6 muaj mbyllur. Duhet të krijohet një balancim. Pjesa dërrmuese e vendeve që kanë mundësi ta kontrollojnë, por shkojnë drejt përhapjes për të krijuar imunitetin në mënyrë që edhe nëse kthehet në vjeshtë te jetë arritur imuniteti i grupit.

Në Shqipëri nuk kemi të implementuar masat inteligjente, për t’u njohur me situatën në çdo moment në të gjithë vendin. Është theksuar që fëmijët preken shumë pak, por nuk dihet roli i tyre, pasi mund të kthehen në vatër infeksioni. Duhet të kemi kujdes në shkolla, ku fëmijët të cilët janë në vende ku qëndrojnë gjatë , duhet të fillojë edukimi i popullatës për të kuptuar se si duhet të sillet nëse ka një person me COVID-19 të dyshuar apo të infektuar në familje. Ne do të mësojmë të bashkëjetojmë me virusin për një kohë të gjatë sepse është R-ja.

Stina e verës mund të shënojë ulje, por mund të mos arrijë të ndalojë infeksionin. Duhet të dalim në mënyrë të kontrolluar dhe inteligjente”, deklaroi Shano.

të fundit

Zhegrova dhuron asistimin, Alajbegovic ndëshkon Napolin me supergol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…

2 minutes ago

Ish-futbollisti islandez rrëfen dhimbjen: Funeralin e nënës e ndoqa në YouTube pasi klubi e kërkoi në stërvitje

Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…

2 minutes ago

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

26 minutes ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

34 minutes ago

Ahmeti after victory in Bërvenica: This place belongs to indigenous Albanians

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

34 minutes ago

Arkin Jahiji after victory in Brvenica: This result was achieved together

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

34 minutes ago