Deri në këto momente në Shqipëri janë raportuar 3 aksidente, nga të cilat ka ndërruar jetë një shtetas.
Një automjet doli nga rruga pasditen e sotme, në aksin Elbasan-Tiranë, dhe përfundoi në një kanal, por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve.
Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në aksin Elbasan-Peqin.
Nga ndalimi i papritur i një automjeti, janë përplasur në seri tre makina pas tij.
Nuk raportohet as në këtë aksident për të lënduar, por vetëm dëme materiale te të gjitha mjetet e përfshira në aksident.
Më herët një tjetër aksident u regjistrua në aksin Elbasan-Librazhd, ku drejtuesi i një motori mbeti i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes me një makinë policie dhe më pas humbi jetën në spital.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…
Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj…
Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz…
Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë…
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej…
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s. Sipas klasifikimit të…