Categories: Uncategorized

20 aplikime, kush po synon të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit

Ka arritur në 20 aplikantë numri i pretenduesve që të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit.

Aplikimet vijnë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. Afati përfundimtar për të aplikuar është data 30 janar.

Pak ditë më parë u bënë publikë dhe emrat e 5 kandidatëve që kanë dorëzuar derimë tani dokumentet, të cilët ishin.

Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.

Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit

Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.

Adriatik Ago, Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.

Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila bën thirrje ndaj çdo personi që plotëson kriteret për të aplikuar.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/”, shkruan ambasada.

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Bryosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim për mediat, Kraja kërkon që drejtori të jetë një person me integritet të lartë, i aftë profesionalisht dhe i motivuar për të kryer detyrën.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm.

Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Krajës, i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa kandidati fitues do të trajnohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, përfundon njoftimi.

të fundit

Fier/ Zjarr në pyllin e Darëzezës, era favorizon flakët

Zjarri ka përfshirë pyllin e Darëzezës në Fier këtë të diel. Era e fortë ka krijuar vështirësi për shuarjen e…

24 minutes ago

Tjetër ngjarje e rëndë gjatë finales së Champions! Dy skocezë u vranë në një lokal në Spanjë

Dy shtetas të Skocisë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirola-s,…

40 minutes ago

Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë

Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance. Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin…

59 minutes ago

Zjarr i madh në masivin pyjor të Darëzezës, zjarrfikëset në vendngjarje

Mesditën e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë  masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët…

1 hour ago

“Kam në zemër shqiptarinë”/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, në një atmosferë festive dhe plot…

2 hours ago

Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një 19-vjeçar (EMRI)

Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e sotme, pas daljes…

2 hours ago