Categories: Uncategorized

2 gra dhe 7 fëmijë, njihuni me shqiptarin e lumtur nga Peshkopia: Nuk janë xheloze!

Kjo është historia e pazakontë e Iliaz Laskaj nga Peshkopia, i cili në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.

Të lidhura

None found

GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit?

A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë. GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën. GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë? M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë? I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

GAZETARJA: Si i ndan? I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera. GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë? I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra. GAZETARJA: A bëhen xheloze? I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.

“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “/TCH

të fundit

SHBA shqyrton bombën bërthamore B94 me vlerë 77.1 milionë dollarë, që mund të godasë bunkerë në Iran, Rusi dhe Kinë

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…

8 minutes ago

Eintracht Frankfurt uron Ervin Skelën për 50-vjetorin, mes përshëndetjeve edhe Klodian Duro

Ervin SkelaPër legjendën e Kombëtares, Ervin Skela, dita e sotme është e shënuar, pasi feston ditëlindjen, ndërsa mbush plot 50…

14 minutes ago

Nga Rama, Ibrahimovic e deri te s*ksi në det! Hygerta Sako “pa filtra”, moderatorja sportive i tregon “të gjitha”

E ftuar në “Top Albania Radio”, moderatorja sportive, Hygerta Sako, u është përgjigjur shkurtimisht pyetjeve “pikante”, ndërsa nuk kanë munguar…

18 minutes ago

Kate dhe William në Mumbai: princesha mahnit me veshjen indiane dhe bizhuteritë e Elizabeth II

Princi William dhe Princesha Kate kanë tërhequr gjithë vëmendjen në Mumbai të Indisë, ku u shfaqën së bashku në tapetin…

28 minutes ago

Mediat irlandeze e lidhin përjashtimin e Kreshnik Hajrizit me veprimin e Luis Suarezit

Mediat në Irlandë e kanë krahasuar kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit, me atë të Luis Suarez ndaj Ganës në…

32 minutes ago

85-vjeçari i aksidentuar në Elbasan ndërron jetë pas disa orësh

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

36 minutes ago