Categories: Uncategorized

18 vjet pasi ekzekutoi një të moshuar në Volos të Greqisë, shqiptari vihet në pranga

Autoritet greke kanë mundur të arrestojnë autorin e një krimi makabër të kryer 18 vjet më parë në zonën e Volosit, në Greqi.

Sipas policisë, autoritet ishin në kërkim të autorit të grabitjes se dhunshme të një 80 vjeçareje greke,e cila pasi u lidh dhe u dhunua prej grabitësit,gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Të lidhura

None found

Ngjarja kishte shokuar opinionin vendas,për shkak të dhunës ekstreme që autori kishte ushtruar ndaj viktimës.

80 vjeçarja ishte rrahur barbarisht,dhe pasi ishte dhunuar,ndaj saj ishte përdorur thikë,plagët e së cilës i kushtuan jetën.

Ndonëse policia besonte që në fillim se bëhej fjalë për një krim me qëllim grabitjen,pasi në banesë ishin zhdukur gjithë sendet me vlerë,nuk kishte mundur të arrestonte autorët .

Por siç ndodh shpesh,autori ka bërë edhe gabimin fatal,duke lënë shenjat e gishtërinjve të tij,në vende të cilat nuk e justifikojnë praninë e tij në banesë.

Pikërisht shenjat e gishtërinjve kanë “treguar” autorin e ekzekutimit të të moshuarës greke.

Duket se autori,një shtetas shqiptar rreth të pesëdhjetave,emri të cilit për momentin nuk bëhet publik,ka mundur ti shpëtojë drejtësisë, por është vënë në pranga sapo u paraqit pranë autoriteteve për të përfunduar procedurën e dhënies se lejes së qëndrimit, proçedurë në të cilën emigrantët duhet të japin shenjat e gishtave, shkruan Top Channel.

Arrestimi i autorit të vrasjes makabre ka bërë jehonë në mediat vendase,ndërsa drejtuesit e policisë greke thanë se asnjë dosje nuk mbyllet dhe askush nuk mund ti shpëtojë drejtësisë.

Autori është shoqëruar në polici,ku fillimisht kishte mohuar se kishte lidhje me ngjarjen, por mbas paraqitjes së provave në ngarkim të tij,p ranoi autorësinë, duke u justifikuar se ishte tepër i ri dhe se nuk donte ta vriste viktimën, por ajo e kishte njohur.

Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi masën e arrestit me burg.

të fundit

Ballkani regjistron suksesin e tretë radhazi, mposht Feronikelin ’74

Ballkani ka shijuar edhe triumfin e tretë radhazi për të festuar në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.Skuadra nga Suhareka zhvilloi një…

10 minutes ago

Angellov: Zjarri në Ramno, më i vështiri për t’u kontrolluar në territorin e Çuçer Sandevës

Rreziku nga zjarri mbetet i lartë, ndërsa aktualisht në vend janë gjashtë zjarre aktive në ambiente të hapura, disa prej…

17 minutes ago

Hapësira private, kuzhina dhe palestra: Këto janë institucionet korrektuese më moderne në botë, njëri ndodhet në një ishull

Nga qelitë që ngjajnë me dhoma moderne te burgjet mes natyrës, këto institucione kanë ndryshuar mënyrën tradicionale të vuajtjes së…

21 minutes ago

Lea Salonga bëhet artistja e parë filipinase me yll në Hollywood Walk of Fame

Lea Salonga mori yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, duke u bërë artistja e parë filipinase që merr…

23 minutes ago

Kushner dhe Witkoff takohen me Zelenskyn në Kiev: Diskutim shumë i rëndësishëm për përfundimin e luftës

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner zhvilluan sot bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky…

23 minutes ago

A five-storey building collapses in New Delhi, leaving three dead and eight injured

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një ndërtesë u shemb në kryeqytetin…

28 minutes ago