Categories: Uncategorized

Xhesika Kadiu konfirmon lidhjen me Robertin

Modelja e njohur Xhesika Kadiu ka shkruar për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me Robert Berishën, duke kërkuar që ata të bashkohen sërish ndërsa i është adresuar edhe fjalëve se ajo ka qenë shkaktare që Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund martesës.

Ajo tha se kishte qenë në lidhje me Robert Berishën, duke ngritur kështu spekulime të mëdha rreth lidhjes së tyre dhe ndikimit që kjo lidhje pati në martesën e Robertit dhe Norës. Xhesika shkoi aq larg, duke thënë se dëshiron që ata të bashkohen sërish dhe se do vazhdojë ta dojë Robertin përgjithmonë.“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim.

Të lidhura

None found

“Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër.

“Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri.”

Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar modelja. Por, menjëherë pas këtij postimi, modelja bëri një postim tjetër ku tregonte se ajo nuk ishte fajtore për divorcin e Robertit dhe Norës, pasi ai dhe gruaja ishin ndarë para kësaj lidhje.

”Doja të bëja të qartë diçka që të mos ketë vend për paragjykime. Unë nuk prisha një martesë. Nuk prisha një familje. Lidhja ime me Robertin filloi shumë kohë pasi ai dhe gruaja e tij u ndanë. Unë jam rritur në një familje të bukur, me moral, respekt dhe më ka mësuar të ndaj të mirën nga e keqja.Kështu që para se të paragjykoni, kuptoni që këtë situatë që askush nga ju s’do e kuptojë, por ju kërkoj të mendoni para se të flisni apo të bëni lajme fake.”

të fundit

Policia arreston personin që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Është arrestuar i dyshuari i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin. Arrestimin e të dyshuarit…

6 minutes ago

Enis Rexhepi mbërrin në Kosovë: Zgjedhjen e bëra me zemër

Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga…

8 minutes ago

Bardhi kundërshton gjobën 5-milionëshe ndaj 17-vjeçarit: Akt çnjerëzor, Policia ta anulojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pas gjobës prej 5 milionë lekësh për aktivistin 17-vjeçar. Ky…

14 minutes ago

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

32 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

33 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

35 minutes ago