Categories: Uncategorized

E dashura e re e Robert Berishës del haptazi: Të dua përgjithmonë! (FOTO LAJM)

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modele bukuroshe të quajtur Xhesika Kadiu.

Madje dyshja u fotografuan bashkë gjatë pushimeve në Turqi. Mirëpo Roberti e mohoi lidhjen duke u shprehur se vazhdon të jetë beqar pas ndarjes. Ndërsa Xhesika ka deklaruar sot se ata kanë qenë të lidhur.

Të lidhura

None found

Madje modelja shprehet se dëshiron që ata të rikthehen. Në deklaratën e saj Xhesi lë të kuptohet se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte fakti që Roberti nuk e deklaronte lidhjen, por e mbante sekret.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret.

Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër.

Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falenderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës.

Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”

të fundit

Policia arreston personin që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Është arrestuar i dyshuari i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin. Arrestimin e të dyshuarit…

10 minutes ago

Enis Rexhepi mbërrin në Kosovë: Zgjedhjen e bëra me zemër

Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga…

12 minutes ago

Bardhi kundërshton gjobën 5-milionëshe ndaj 17-vjeçarit: Akt çnjerëzor, Policia ta anulojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pas gjobës prej 5 milionë lekësh për aktivistin 17-vjeçar. Ky…

18 minutes ago

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

36 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

37 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

39 minutes ago