Këngëtarja Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani ditën e djeshme.
Ajo ishte e ftuar në “Wake up” dhe teksa u kthye pas në kohë, kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula kujtoi duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren. Madje ajo shkoi më tej kur rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për t’i vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara.
None found
“E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për t’i vënë një çikë stërkëmbëshin”, tha Evis. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Arbanës, megjithatë moderatorja e njohur ka vendosur të tregohet si gjithmonë mjaft e rezervuar, duke mos i dhënë rëndësi. Megjithatë për t’i dalë në mbrojtje mikes së saj mendon Xhemi Shehu, sigurisht me humorin që e karakterizon. “Në kërkim të një shoqeje të re”, shkruan Arbana krahas një fotoje me Xhemin, në formë shakaje. “Evisi po të kërkonte”, ia kthen Xhemi duke shkaktuar me siguri mjaft të qeshura tek ata që e ndjekin.
Kujtojmë se në fund të intervistës në “Wake up”, moderatori i emisionit, Isli Islami i sugjeroi Evisit që të sqarohej për këtë çështje me Arbanën, t’i bënte një telefonatë moderatores për t’i treguar pakënaqësitë e të kaluarës, sepse po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente.
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…