Categories: Uncategorized

Evis Mula rrëfen hatërmbetjet me Arbanën: U tmerrua se do drejtoja unë (VIDEO)

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up, ishte Evis Mula. Nëse nuk ju kujtohet, hidhini një sy këtyre fotove.

Edhe pse u shkëput nga televizioni për një kohë të gjatë, Mula ka kënduar dhe prezantuar spektakle të ndryshëm për të rinjtë. Që t’jua sjellim pak në kujtesë, po ju themi kujtojmë këngën “Ekstaz” të Mr.Elvis. Zëri i vajzës në refren, është i saji.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, kthehemi në çështjen e sotme. E ftuar në program për të prezantuar projektet e reja në vend, Evis Mula u kthye pas në kohën kur prezantonte Top Fest 1. Duket se nga ajo periudhë, këngëtares, i kanë mbetur disa rezerva me Arbana Osmanin, e cila ishte gjithashtu në fillimet e karrierës në Top Media.

“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”,

Pavarësisht kësaj, nuk harroi të vlerësonte gjithë arritjet e Osmanit.

“Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”

Fjalia e fundit e të ftuarës (“gatimet ja kemi lënë Arbanës”) “e detyroi” Islin t’i thoshte se ndoshta duhet t’i bënte një telefonatë moderatores për t’i sqaruar gjithë pakënaqësitë e të kaluarës duke i kujtuar se personi në fjalë (Arbana Osmani) s’ndodhej aty dhe s’ishte e këndshme të vazhdohej të flitej rreth saj. Situatë e sikletshme.

të fundit

Albanian doctors’ association opposes Medical Chamber elections in North Macedonia: Deputy chairman does not represent us

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…

14 seconds ago

Prosecution seeks 30-day detention for suspect in public property alienation case

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…

39 seconds ago

Hearing for Jeton Sylaj over threats against Arlinda Zekaj postponed until November 24

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…

57 seconds ago

Lisandër Hoxha opposes talks with the Socialist Party on the Electoral Code: We have called Rama an election thief; I don’t believe he will last until May

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…

1 minute ago

Shooting near the White House in Washington leaves one dead and four injured

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në…

2 minutes ago

More than 50 leaders at Dublin summit; Macron says there is still no reliable evidence identifying those behind bomb threats

Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i…

2 minutes ago