Categories: Uncategorized

Xhani Shqerra “braktis” Shqipërinë, së shpejti do e shihni në ekranin prestigjoz italian

Në një intervistë për një media lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, moderatori Xhani Shqerra ka zbuluar se së shpejti do ta shohim në një media italiane.

Ai do të ketë rolin e prezantuesit në një emision, i cili do t’i dedikohet stilit të jetesës dhe pasanikëve, njësoj si programet e tij në Shqipëri.

Të lidhura

None found

“Gjatë muajve prill–maj do të xhiroj në Itali programin që do të jepet në një media kombëtare italiane”, ka rrëfyer Xhani.

Për “Panorama Plus”, ai zbuloi se për cilin televizion italian bëhet fjalë.

“Do më shihni në Mediaset”, tha ai duke i rezervuar detajet e projektit për një moment tjetër. Programi, i cili do të xhirohet në pranverë, do të nisë transmetimin në sezonin e ri televiziv, në muajin shtator.

Xhani është njohës i mirë i kulturës italiane, pasi ka studiuar dhe jetuar për disa vite në Itali, ku ka provuar karrierën si model dhe këngëtar, ndaj kjo e bën rikthimin e tij më të thjeshtë.

Moderatori i “Bel mondo” rrëfeu detajet nga intervistat e tij në vila e jahte me njerëz të pasur dhe të pushtetshëm. Me eksperiencën e tij televizive në Shqipëri, Xhani i ka provuar të gjitha, duke filluar nga moda, muzika e kërcimi dhe ka ndaluar në terrenin ku ecën i sigurt, botën e televizionit.

Aventurat rreth kronikave të tij nga Shqipëria deri në Amerikën Latine ku ka arritur të shkojë, Xhani i përkufizoi: “Një mision! Për mua është një kërkim për të sjellë në pak minuta televizive anën tonë më të bukur, elegante, shpresëdhënëse. E bukura frymëzon, edukon, të pasuron.”

Pyetjeve të tilla si, “Ç’të shtyn të fokusohesh tek energjia pozitive dhe a beson se e mira do t’ia dalë më shumë se e keqja të tërheqë vëmendjen në ekran?”, ai u përgjigjet: “Jo vetëm në ekran, në çdo moment të ditës sonë duhet të tërhiqemi nga pozitivja, nga e bukura. E vërteta me siguri ka shumë anë, edhe interpretime po ashtu, por vizioni mbetet një. Ekrani ynë pasqyron sigurisht jetën tonë të përditshme, por mendoj se shqiptarëve iu është hyrë shumë në hak dhe nuk iu është treguar ana e tyre më e mirë. E bukura nuk është risi në kulturën tonë, madje me plot bindje them se jemi një ndër vendet dhe popujt më të bukur në botë, duke pasur parasysh edhe raportin popullsi-territor. Duhet të mësojmë të tërhiqemi pak më shumë nga e bukura, ta njohim më shumë njëri-tjetrin dhe të promovojmë vlerat tona, duke u bërë njësh”.

A mendon Xhani se paraja i ndryshon njerëzit? Në këndvështrimin tënd, a kanë shpirt të pasurit?

“Është një pjesë e pashmangshme, pasi të lexosh të bukurën te luksi është shumë e thjeshtë, e bën kushdo… Po ashtu, na jep mundësinë të ëndërrojmë. Por në ‘Bel mondo’ kam mësuar se nuk është i pasur ai që zotëron jahte, por kapiteni i saj, ai që e dashuron punën e tij, ka investuar shumë në formim, e njeh mjetin e tij në çdo pjesë, punon me pasion përballë çdo sfide dhe ia del mbanë. Ky është shpirti më i bukur dhe këtë përpiqem të transmetoj edhe në ekran,”- tha ai.

Nga vilat luksoze në jahtet e shtrenjta, kë do të zgjidhte për të jetuar apo lundruar?

“Të tregohem i sinqertë, luksin e tepërt nuk e pëlqej. Vjen dita e dytë e ndihem i lodhur, aspak komod. Mos të harrojmë se jemi rritur në një vend shumë të thjeshtë dhe të varfër. Sado të pjekim përvojat tona, të rrisim të ardhurat apo eksperiencat, nuk jemi ende gati për të jetuar në ato ujëra. E shijoj, sigurisht, por me dozat e duhura. Mbase nipërit e mi do ta duan më shumë se unë luksin, ndërsa unë sot i gëzohem edhe një çadre, barbeques në mal apo kanoes. Dhe më besoni, pas 3 orësh ngjitjeje në mal, këto të duken vërtet një luks”, u shpreh moderatori i “Bel mondo”, të cilin këtë sezon të ri do ta shohim në Mediaset.

të fundit

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

16 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

21 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

30 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

9 hours ago