Categories: Uncategorized

“Të na falësh si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty”

Mëngjesin e 7 shkurtit u shua bilibili i këngës shqipe.
Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë sot (e premte) në moshën 86 vjeçare, shkruan lajmi.net.Pagarusha dha shumë për artin dhe kulturën shqiptare, andaj vepra e saj do të kujtohet brez pas brezi.

Telegrame ngushëllimi kanë shkruar shumë prej fytyrave publike, disa prej tyre kujtojnë takimet që kishin me ikonën shqiptare.

Tenori Ramë Lahaj, ka përmbledhur disa fotografi që kishte bashkë me Nexhmijen, ndërsa i kërkon falje të ndjerës që si shtet nuk bëmë sa duhet për të.

“Zemër plas!
Më këpute shpirtin Nanush!
Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.
Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.
Lamtumirë nanush!

Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor.
U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha”.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago