Categories: Uncategorized

Stresi e pranon vetë: Ishte një lojë, nuk jam infektuar me COVID-19!

Sa herë që flitet për Stresin vëmendja është maksimale, sepse reperi ka gjithmonë diçka për të treguar.

Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se para disa ditësh zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi dhe më pas publikoi video duke dalë jashtë e takuar miqtë.

Të lidhura

None found

Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak fansave të tij, duke qenë se Stresi u shpreh se do të vetëizolohej dhe u bëri thirrje të gjithëve për të ruajtur veten. Mirëpo duket se kjo ka qenë një lojë e tij dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “NIN” reperi ka treguar se ai publikoi foton pas një loje me miqtë dhe më pas e fshiu, por ishte tepër vonë, sepse lajmi kishte marrë dhenë.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.

Dhe duke qenë se ai përmendi Ledri Vulën, nuk mund të anashkalohej raporti i tij me reperin dhe debatet e mëparshme. Stresi tha se me Ledrin ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mirë dhe se askush prej tyre nuk e ka kuptuar përse u shkëputën.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë të këqija. Hienat e kanë bërë lojën të tillë. Unë me Ledrin që nga fillimi e deri më sot kemi pasur marrëdhënie të mirë pavarësisht keqkuptimeve, fjalëve. Nuk është se s’kemi fol, kemi folur non stop, as ne vetë nuk e kemi kuptuar si ndodhi ajo mënyra e shkëputjes. Nuk ka lidhje me Babastras, sepse unë që nga fillimi e kam mbështetur Ledrin, sepse kam thënë që në fillim se ai është më burri në Babastars”, tha Stresi.

Ndërkohë duke folur për Babastars, ai tha se nuk ka asgjë me kryetarin e grupit, Getoar Selimin. Përkundrazi, Stresi tha se me Getoarin ka raporte shumë të mira, pasi ai e ka mbështetur në fillimet e karrierës.

“Me Getin mirë, po kam thënë edhe më parë këta që martohen ikin. Takohemi, rastisim të shihemi. Për Getin kam respekt se është Geti dhe më ka respektuar në fillimet e mia dhe nuk mund t’ja hedh poshtë”, u shpreh reperi.

të fundit

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

10 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

10 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

11 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

11 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

12 minutes ago

EU calls for progress in dialogue and criticizes Kosovo and Serbia

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…

13 minutes ago