Categories: Uncategorized

S’mund të ishte ndryshe, performanca e Shakira dhe JLO në Super Bowl elektrizoi “botë” (VIDEO)

“Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine,” shkroi Jennifer Lopez për Shakira-n, pak para se të fillonte Super Boël Half Time Shoë në Miami.

Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, dy këngëtaret latine elektrizuan skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj.

Të lidhura

None found

E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Ndryshe nga Justin Timberlake dhe Maroon 5 në vitet e kaluara, këngëtaret u përqëndruan te hitet më të forta, ndërkohë që sigurisht koreografia ishte një tjetër pikë e rëndësishme.

“Hola Miami!” bërtiti Shakira, e cila nisi e para performancën me “She Wolf”, “Empire”, ndërsa më pas performoi “Kashmir”, cover i Led Zeppelin, dhe “Whenever, Wherever”.

Ajo solli në skenë këngëtarin nga Puerto Rico, Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”, cover nga Cardi B. Pak minuta më vonë, sigurisht që Shakira, e cila kishte edhe 43-vjetorin, ngriti peshë publikun me “Hips Don’t Lie”.

Jennifer Lopez u shfaq në skenë sipër një instalacioni të Empire State Building teksa këndonte “Jenny from the block”. Disa nga këngët e tjera që performoi J.Lo ishin “I’m Real”, “Get Right” dhe “Waiting for Tonight”.

J.Lo-së iu bashkua në skenë J Balvin për “Que Calor” dhe “Mi Gente”.

Më vonë, vajza 11-vjeçare e saj, Emme, u shfaq papritmas për të kënduar “Born In The USA” dhe “Let’s Get Loud”. Lopez u shfaq e veshur me flamurin e Puerto Rico-s, një detaj politik për administratën e Trump, që nuk ka kontribuar mjaftueshëm me ndihma pas 2017-s, kur ishulli u shkatërrua nga dy uraganë.

Në përgjithësi, shfaqja e tyre u konceptua si një “festë gjithëpërfshirëse”, që “integron kulturat dhe diversitetin”, tha Shakira në konferencën për shtyp. Stilet muzikore qenë të larmishme: salsa, reggaeton, hip-hop, afro-fusion.

Pas performancave të mëvetësishme, ato u shfaqën bashkë për të kënduar “Waka Waka” të Shakira-s, që duhej thënë se ishte paksa surprizë, sepse ishte kënga zyrtare e një tjetër eventi sportiv të rëndësishëm, Kupa e Botës nga FIFA 2010.

të fundit

Pas suspendimit të kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit, KPK sqaron vendimet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

9 minutes ago

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Ministria e Drejtësisë: U krye sipas procedurave, urdhri është sekret shtetëror

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…

10 minutes ago

Prattipati zhvillon takimin e parë me presidenten e Kosovës, njofton Ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…

20 minutes ago

Itali, grevë e përgjithshme më 30 tetor: sektorët që preken dhe kërkesat e protestuesve

E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…

21 minutes ago

Injured in the eye during the protest, Erjon Vishkulli posts photo after surgery in Italy: When God decides to perform miracles

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…

24 minutes ago

Interpol targets online fraud networks in Africa, with 1,462 arrested and more than $105 million recovered

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…

25 minutes ago