Reperja e njohur shqiptare, Loredana, u bë pjesë e një skandali një vit më parë. Ajo akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga bashkë vëllain e saj. Por me sa duket kjo çështje vazhdon të jetë e hapur, pasi reperja do të dalë sërish në gjyq në muajin qershor për t’u përballur me akuzat e ngritura nga çifti zviceran.
Ka qenë vetë gruaja që ra pre e mashtrimit ku në një intervistë për “20 minuten.ch”, është shprehur se hetimet do të vazhdojnë deri në fund dhe se nuk ka frikë nga reperja.
None found
“Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë”, u shpreh ajo.
Më tej Petra Z. ka shtuar se Loredana i ka ofruar para çiftit në mënyrë që çështja, të mbyllej me aq ndërkohë këta të fundit nuk kanë pranuar.
“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.
“Gjithmonë thonit: Betohem në Zot, për vajzën dhe familjen time se po them të vërtetën. Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”, i është drejtuar ajo publikisht reperes. Loredana i ka mohuar gjithmonë këto akuza, ndaj tani mbetet për të dëgjuar fjalën e fundit nga autoritetet zviceriane.
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…
Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…