Categories: Uncategorized

Rikthehet skandali: Me akuza më të rënda, çifti zvicerian i vë rrjetin kundër Loredanës (FOTO LAJM)

Sikundër të gjithë e dimë Loredana është e përfshirë një skandal që i rrezikon asaj karrierën dhe dëbimin nga Zvicra.

Reperja ndodhet nën hetim prej një viti sepse akuzohet t’i ketë zhvatur 700,00 franga çiftit Valais. Ata thonë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann.

Të lidhura

None found

Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Duket se çifti zvicerian është i bindur t’i shkojë deri në fund betejës dhe së fundmi i është rikthyer konfliktit, pasi kanë akuzuar reperen për situatën aktuale financiare në të cilën gjendet.

Ata kanë dhënë një interviste për “20 Minuten”, ku janë shprehur se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.

Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

“Nëse Loredana nuk do të m’i kishte marrë të gjitha paratë e mia, do të ishim shumë mirë financiarisht.”- u shpreh Petra Z, e cila bëri gjithashtu apel që njerëzit ta ndihmonin duke kontribuar me ndihma për të paguar detyrimet ndaj së ëmës së ndjerë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në Tëitter ka nisur një fushatë kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj.

Ka patur edhe nga ata të cilët e dënojnë heshtjen e reperes ndaj kësaj çështjeje dhe mendojnë se s’është e drejtë që ajo vijon e qetë pushimet.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

2 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

2 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

3 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

4 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

4 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

5 hours ago