Një nga çiftet më të komentuara të showbizz-it, Albi Nako dhe Alba Hoxha, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas plot katër vitesh. Burime pranë çiftit kanë treguar se koreografi dhe balerina e tij janë ndarë dhe për më tepër, Alba është larguar nga shtëpia e tij në Tiranë, ku dhe bashkëjetonin prej ca kohësh.
Albi dhe Alba e kanë marrë këtë vendim për shkak të problemeve të shpeshta mes tyre dhe gjithashtu të ndikuar nga familjet e secilit, të cilët nuk ishin dakord që marrëdhënia e tyre të përfundonte me martesë.
None found
Familja e Albës nuk ka pasur sigurinë e duhur për vajzën e tyre, duke u nisur nga mënyra sesi i dha fund martesës Nako me ish-balerinën e tij, Klaudia Pepa. Nga ana tjetër, edhe prindërit e Albit kishin rezervat e tyre për një nuse balerinë në shtëpi, nga frika se mos historia do të përsëritej me divorc pas martesës. Nga ana tjetër, edhe pse Alba u komentua si shoqja “jobesnike” duke i marrë burrin Klaudias, pas ndarjes ajo ka rendur t’i afrohet sërish në miqësi ish-koleges dhe ish-es së të dashurit, e cila tashmë jeton në Itali.
Direkt pasi Alba e ka fshirë Albin nga miqtë e saj virtualë në “Instagram”, e ka shtuar sërish te miqtë e saj Klaudia Pepën. Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin televizion, Alba vijon punët si koreografe e “Stop” dhe në minutazhin e saj te moti, ndërsa Albi rikthehet në krye të punëve të tij në “TV Klan”. Kjo ndarje konsiderohet vendimtare nga miqtë e çiftit, edhe pse ata u përfolën kohë më parë se i kishin dhënë fund, fiks nëntë muaj pasi koreografi i njohur Albi Nako filloi të dilte hapur me balerinën e tij mbi 15 vite më të re, Alba Hoxhën.
Në fakt, Albi Nako dhe Alba Hoxha dolën hapur 2 vite pasi kishin lidhje bashkë, ndërkohë që do të mbahen mend si një nga çiftet e showbizz-it që nuk e pranuan kurrë marrëdhënien e tyre. Gjithnjë nën pretekstin se ishin miq të mirë, balerina dhe koreografi shijuan një histori romantike, së cilës duket se i ka ardhur me të vërtetë fundi.
Mosmarrëveshjet mes çiftit kanë çuar edhe në ndarjen e tyre, por edhe qëndrimi jomiratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizimin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës. Kujtojmë që deri para karantinës, lidhja e tyre po shkonte mirë, pasi përveçse shiheshin kudo bashkë, Albi e mbështeti në biznesin e saj, një dyqan veshjesh online.
TË GJITHA PENGESAT E LIDHJES ALBI-ALBA, KUNDËRSHTITË QË HASËN NGA FAMILJARËT
E për t’iu rikthyer arsyes së ndarjes, sjellim në kujtesë deklaratën e babait të tij, koreografit të njohur Llaqi Nako, i cili me sa duket, i trembur nga dështimi i martesës me balerinën tjetër, Klaudia Pepa, tani e tutje nuk është pro një balerine si partnere jete për djalin e tij. I ftuar në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, profesori i njohur i baletit dha një intervistë përballë pyetjeve të fëmijëve, ku dhe deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do ta dëshironte të ishte me profesion balerinë.
Nako u shpreh se zgjedhja përfundimtare i takon djalit të tij, por nëse ai do ta pyeste, ky ishte mendimi, të cilin nuk ngurroi ta bënte publik. E duket se diskutimi ishte bërë në shtëpi dhe vendimi ishte marrë nga Albi, i cili e ka shprehur publikisht se lë kokën pas prindërve dhe s’do të donte kurrë t’i mërziste. Fiks një vit nga koha kur koreografi i njohur, Albi Nako, deklaroi në emisionin e Rudina Magjistarit divorcin nga bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa, nisi të dilte në skenë balerina tjetër e trupës së tij, Alba Hoxha.
Më vonë, ajo postoi një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku mes komenteve binte në sy ai i koreografit të njohur, Albi Nako, i cili më në fund po dilte hapur për këtë marrëdhënie, ndërsa i shkruante: “Si zog je”. Ky ishte OKi i parë i bërë publikisht, që Nako u jepte thashethemeve se mes tij dhe Albës ekziston diçka më shumë se thjesht bashkëpunimi për punë. E kjo treshe mediatike me protagoniste dy balerinat, Klaudia Pepa e Alba Hoxha, me Albi Nakon në mes, në fakt ishte beteja pas kuintave e dy ish-kolegeve dhe shoqeve të ngushta për Albin, i cili ishte profesori dhe koreografi i tyre i përbashkët.
Ndërkohë që Klaudia, bashkë me divorcin nga Albi nisi jetën e re në Itali, Alba Hoxha i zuri vendin asaj, duke u bërë balerina e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht, krahu i djathtë i Nakos. Kështu, për balerinën Hoxha, ky divorc i koreografit të saj i hapi jo vetëm dyert e karrierës, por e vuri në qendër të vëmendjes publike si e dashura e tij, edhe pse ajo nuk e pranoi asnjëherë. Kjo lojë e saj me mediat e shndërroi në një nga personazhet më të komentuara mes vajzave të televizionit, duke qenë se përveçse balerinë, ajo arriti të fitonte një vend të mirë pune në “Klan” si prezantuese e rubrikës së motit. Kështu, ditë pas dite, imazhi i Alba Hoxhës u ngrit në majë, duke lënë pas famën e Pepës, e cila kaloi pak në plan të dytë pas suksesit që arriti me pjesëmarrjen në “Amici”, famë që arriti kulmin me divorvin.
KLAUDIA DHE ALBA, HISTORIA E MIKESHAVE QË U ARMIQËSUAN PËR NJË BURRË
Po si vazhdoi marrëdhënia e dy balerinave, që dikur ishin mikesha të ngushta e i besonin sekretet njëra-tjetrës? Edhe pse Klaudia dhe Albi kanë treguar se janë ndarë me mirëkuptim, gjatë vizitave të saj në Tiranë, Klaudia u pa të shoqërohej me balerinët e tjerë të trupës, si Graciano Tagani, por jo me çiftin më të fundit të showbizz-it, Albi Nakon dhe Alba Hoxhën. Kujtojmë që marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, pasi dikur, në jo pak foto, ato shiheshin afër njëratjetrës, ndërkohë që tashmë as një përshëndetje nuk e shkëmbejnë.
Ndjekësit e komentojnë Albën si shoqja që i mori burrin shoqes, edhe pse mund të mos jetë tërësisht kështu, duke qenë se Alba dhe Albi nisën të shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin vetëm pasi Albi kishte folur hapur për divorcin në media. Ndërkohë, duket se dy vajzat i bëjnë karshillëk njëra-tjetrës me fotot apo videot që postojnë në “Instagram”, kush e kush të tregonte talentin e padjeshkave apo sparkatën edhe në jetën e përditshme.
E pas një periudhe ftohjeje, tani që dhe Alba nuk rri me Albin, dy ish-mikeshat janë riafruar. Gjithsesi, në këto vite lidhje, edhe pse u fol se Albi dhe Alba ishin prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe ishin në prag fejese, çifti hezituan të rrëfenin detaje, pavarësisht se shiheshin 24 orë në 24 bashkë. Kujtojmë që edhe historia e Albit me Klaudian nisi në ambientet e “TV Klan”, dashuri që u kurorëzua në martesë në vitin 2013, gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”.
Çifti deklaroi ndarjen në vitin 2017, një vit pasi kishin marrë vendimin e divorcit. Po në këtë vit, në krah të tij doli Alba, që i bëri të gjithë të mendonin se koreografi po përsëriste historinë me Klaudian, pra një lidhje me diferencë të madhe moshe me balerinën e tij. Të njëjtën gjë kanë menduar edhe familjarët e Albës dhe kjo ishte arsyeja pse nuk e mbështetën asnjëherë lidhjen e vajzës së tyre me Albi Nakon./panorama.plus/
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në kuadër…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…
Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…