Categories: Uncategorized

“Ma shpifët”, Alba Hoxha reagon ashpër ndaj lajmeve për largimin nga shtëpia e Albi Nakos (FOTO LAJM)

Nuk është hera e parë që lajmet për një raport të ngushtë të koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha zënë titujt kryesorë të portaleve shqiptare, dhe nuk është hera e parë që dy protagonistët i mohojnë. Edhe këtë fundjavë, lajmet për një “ndarje tjetër” të tyre janë përhapur me shpejtësi në disa media e portale. Madje, me gjasë, “ndarja” e Albit dhe Albës paska çuar edhe në vendimin e kësaj të fundit për t’u larguar nga shtëpia e koreografit, me të cilin kishte nisur të bashkëjetonte prej disa kohësh.

Balerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, në fakt ka reaguar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram duke i hedhur poshtë këto spekulime, të cilat, sipas Albës, nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. As për lidhjen me Albin, as për bashkëjetesën, madje, më keq akoma, as për ndarje e për largim nga shtëpia.

Të lidhura

None found

Alba thotë se asgjë ç’është shkruar së fundi nuk është e vërtetë: “Nuk kam jetuar KURRË në shtëpinë e Albi Nakos. Kam jetuar e vazhdoj të jetoj me familjen time”, – thotë ajo prerë duke theksuar se gjithçka është bërë me qëllim për të cënuar jetën e saj private: “Janë gjëra të pavërteta. Kam kuptuar se gjithçka bëhet për ca klikime më shumë dhe nuk po arrij dot të kuptoj pse nuk po merr fund”, thotë Alba sipas Class.

E pyetur nëse ka pasur apo ka vërtet një raport të ngushtë me Albin, balerina thekson: “E kam thënë disa herë. Jemi thjesht miq dhe kemi raporte kolegësh, koreograf – balerinë, kështu që mjaft më!”

Po a ka diçka të re në jetën e saj, jashtë Albi Nakos? Edhe për këtë, Alba është e prerë: “Në momentin që do të ketë diçka të re në jetën time private, do ta bëj publike, kështu që rrini të qetë!”

Deklarata e Albës u jep fund edhe një herë të gjithë zërave për një lidhje dashurie me Albi Nakon. Sipas balerinës, ky raport i shumëpërfolur është kthyer në “garë” klikimesh tashmë, kështu që duhet të marrë fund sa më parë, në mënyrë që të mos cënohet më dinjiteti dhe imazhi i saj.

të fundit

CIES publikon renditjen e pretendentëve për Topin e Artë: Yamal kryeson, Mbappe dhe Kane mbeten pas

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…

4 minutes ago

Salianji kundër paketës penale për protestuesit: “Presione me lugë çaji”, të rinjtë nuk tremben

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…

5 minutes ago

Prokuroria e Pejës nis hetime për zyrtarët e përmendur nga Arlinda Zekaj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…

8 minutes ago

Më pak armë, paga më të larta”! Italia përballet me protesta të reja më 30 tetor

Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…

10 minutes ago

Të enjten nis përdorimi i portofolit elektronik në Maqedoni, ID-ja dhe patenta kalojnë në celular

Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…

14 minutes ago

Serbia’s Student List seeks closer ties with the West without giving up Russia and China

Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…

15 minutes ago