E bërë e njohur me rolin e Bonas në programin “Avanti un Altro” të realizuar nga Paolo Bonolis në Mediaset, Sara Croce duket se më në fund gjeti dashurinë.
Pas “Jo”-së për Cristiano Ronaldon, bërë publike nga modelja e bukur në muajt e fundit dhe filrt i pretenduar me Andrea Damante dhe Edoardo të Skam Italia, sot bukuroshja ka në krah një të dashur të ri.
None found
Bëhet fjalë për një futbollist, portier dhe një ish-juventin, Gianmarco Fiory, i cili sot luan për Gozzano Calcio në Serie D.
Ai është rritur si futbollist mes të rinjve të Juventusit për të vazhduar më pas karrierën në Serie B, C dhe D.
Muaj më parë, e ftuar në një emission televiziv në Itali, Sara do të tregonte edhe se si e kishte refuzuar yllin portugez të Juventus.
Sipas saj, një mik i përbashkët ia kishte dhënë numrin Ronaldos, I cili I kishte shkruar në WhatsApp, përcjell Ora News.
“Dikush i dha numrin tim Ronaldos dhe kjo më nervozoi shumë. Ai më dërgoi një mesazh në WhatsApp ku thoshte: ‘Jam Cristiano’ dhe më pyeste nëse doja të dilnim e të luanim bashkë. Unë e refuzova atë dhe më pas ai më bëri bllok në Instagram”, tregonte Sara.
“Nuk do doja kurrë një të dashur futbollist. Ata janë mashtrues”, do të shprehej modelja 22-vjeçare, e cila për ironi të fatit tashmë është në krahët e një futbollisti, por kurrë aq të njohur sa CR7.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…