Categories: Uncategorized

Prej javësh në luftë me COVID-19, Tritan Kalo përlotet LIVE në studio

Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit.

Në këtë situatë të vështirë heronjtë e vërtetë, ata të cilët ishin në frontin e parë të luftës kundrejt këtij virusi ishin bluzat e bardha. Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktor Tritan Kalo shkruan tch.

Të lidhura

None found

Doktori së bashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale.

Në studio kishte ardhur nipi i tij, Glediani i cili rrëfeu historinë e jetës e doktorrit, dashurinë dhe respektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Nga biseda që u zhvillua në studio Glediani tregoi se Tritani kishte dashur gjithmonë që të bëhej mjek dhe të ndiqte gjurmët e dajës së tij, zbuluesit dhe prodhuesit të parë të vaksinës për turbekulozin, Ali Molohollit. “Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty, pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falënderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe.” ,- ishte mesazhi i nipit për Dr. Kalo.

Pjesë e kësaj surprize të organizuar nga Glediani ishte dhe vëllai i Tritanit, Lulzimi i cili ishte larguar nga Shqipëria 30 vite më parë. Lulzimi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh : “Ti je në vijën e parë të luftës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

31 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

33 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

35 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

40 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

41 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

42 minutes ago