Categories: Uncategorized

Përlotet në skenë, Alketa rrëqeth me fjalimin në mes të Sanremos (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu bëri realitet ëndrrën për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Sanremos. Ajo prezantoi krahas Amadeusit, të cilin e la pa fjalë me shkathtësinë dhe rrjedhshmërinë në të folur.

Në pjesën e fundit të festivalit, moderatorja mbajti një monolog prekës, i cili e bëri të përlotej teksa fliste. “Ky është një moment i rëndësishëm për mua sepse unë jam këtu për të treguar historinë time”, u shpreh fillimisht Alketa.

Ajo tregoi se si festivali i Sanremos është ndjekur nga shqiptarët që në kohën e diktaturës, në mënyrë të fshehtë, gjë që mund t’iu kushtonte lirinë. Po ashtu, moderarorja iu referua dhe historisë së emigracionit të shqiptarëve drejt Italisë duke përmendur dhe tragjedinë e Otrantos. Tragjedia e Ontrantos ndodhi më 28 Mars 1997. Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave.

Gjatë fjalimit të saj Alketa falenderoi Italinë që ka ndezur shpresat e shqiptarëve në atë periudhë.

“Faleminderit Itali që ke dhënë kaq shumë, që ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën tënde, me artin tënd dhe me bukurinë tënde, me muzikën tënde”, u shpreh mes të tjerash ajo. Po ashtu ajo u shpreh se shqiptarët brohërasin jo vetëm për muzikën e italianeve por për gjithçka që iu takon. “Ne brohorasim gjithmonë jo vetëm muzikën tuaj, por gjithçka që ju takon. Kur Italia shënon gol në Kupën e Botës, ne gëzojmë po aq sa ju”, tha moderatorja.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago