Categories: Uncategorized

Pa filtra fare! Armina Mevlani tregon çfarë bën për të pasur një gjoks në formë

Blogeria e njohur Armina Mevlani ka folur sërish për planet që ka në lidhje me dasmën, të cilën për shkak të pandemisë ajo dhe Shkëlzen Berisha u detyruan ta anulojnë.

E ftuar në emisionin Rudina, Armina tha se vitin tjetër është e sigurt do kemi dasmë dhe me shumë mundësi në vjeshtë. Nëse nuk arrijnë të organizojnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, çifti do bëjë një festë private dhe të nisin të krijojnë familje.

Të lidhura

None found

Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?

Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.

Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime. Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara. Armina ka treguar se vjeshta është stina e saj e preferuar, prandaj shpreson që edhe dasmën ta bëjë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Disa kohë më parë një postim i Armina Mevlani në lidhje me disa këshilla për mirëmbajtjen e gjoksit, ka bërë bujë të madhe. Për këtë gjë, blogeria ka treguar edhe një herë hapat më kryesore që një femër duhet të bëjë për të patur një gjoks perfekt.

“Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë. E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpëlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e ble në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë. Përpiqem që t’i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë”, është shprehur Armina Mevlani.

të fundit

“Studentët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës”- Media italiane “Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

2 minutes ago

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

6 minutes ago

Young man’s call at protest: On November 28, all Albanians should unite for the country’s final liberation, Rama did not listen to us for 135 days!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

6 minutes ago

Police operation in five cities, 13 people arrested for drug-related offenses

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

7 minutes ago

VIDEO/ Përplasja tek Ministria e Arsimit, momenti kur efektivi i FNSH godet me këmbë dhe e hedh molotovin drejt mediave

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

10 minutes ago

McLaren paralajmëron modelin e ri me 820 kuaj fuqi dhe motor hibrid

McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…

14 minutes ago