Armina Mevlani do t’i japë fund beqarisë këtë fund shtatori dhe datën e ka bërë publike sot në “Goca dhe gra”. Në fund të puntatës, Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.
Dasma do të mbahet këtë fundjavë. Vajzat në studio nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.
None found
“Do hedh që të bie në sy, ose nga zarfi ose nga ajo brenda. Do bëj një zarf të madh dhe ta lë aty, se me para na e kalojnë të tjerët”, u përgjigj moderatorja.
Më herët, Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…