Categories: Uncategorized

“Njeriu nuk ngopet”, Ronela Hajati flet për ndarjen me Zerkën (VIDEO)

Ronela Hajati ka folur pas ndarjes me këngëtarin e njohur Young Zerka. E ftuar këtë javë në Prive, këngëtarja shqiptare, pranoi se është single dhe se ndihet shumë mirë.

Ajo tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.

Sa u përket projekteve muzikore, këngëtarja tregoi se shumë shpejt do të vijë me këngën e re “Aventura”. Klipi ende nuk është xhiruar, e megjithatë Ronela premtoi se do të jetë super hit.

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin”.

Por a do të vijë në një bashkëpunim? Jo, Ronela do të vijë vetëm këtë verë.

“Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste”, u shpreh ajo.

të fundit

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

4 minutes ago

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…

36 minutes ago

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…

1 hour ago

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

2 hours ago

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…

2 hours ago

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…

2 hours ago