Categories: Uncategorized

Nga urrejtja më e madhe te lumturia, disa gjëra që nuk keni ditur për Xhesika Ndojin (FOTO LAJM)

Tashmë një emër mjaft i njohur i i ekranit dhe skenës, pas Xhesika Ndojës ngrihet pluhur për të gjitha ato që bën, fotosesione e projekte të bukura.

Ndonëse pandemia ka mbyllur dhe pezulluar shumë projekte për të gjithë skenën, edhe për Xhesikën ka ndodhur e njëjta gjë.

Të lidhura

None found

Ajo vjen në një intervistë duke treguar shumë gjëra mbi veten e saj.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia për mua është shëndeti, pasi nëse kemi shëndetin, pjesa tjetër është lumturi që arrihet me punë dhe vullnet.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Në mëngjes më bën të zgjohem më e madhja arsye, vajza ime Alessia.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Hera e fundit që kam qeshur me shpirt ka qenë pikërisht mbrëmë, sërish vajza ime më ka bërë të qesh.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Korrektësia dhe për këtë vuaj, pasi shumë njerëz s’janë korrektë.

Defekti juaj kryesor?

Defekti im kryesor është se jam shumë nevrike, por me vend gjithmonë, kur më detyrojnë, shpërthej.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Tek asnjëri gabim nuk jam tolerante, vetëm nëse përballë kam një fëmijë që s’di të logjikojë për ato që flet apo atë që vepron, ose te një i moshuar që duhet vërtet ta fal për hir të moshës.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Udhëtimi im i preferuar në këtë gjendje krize që jemi tani, mjafton të dal jashtë (qesh). Kam udhëtuar pothuajse në shumë vende dhe s’di të ndaj asnjë, pasi secili vend ka bukurinë e vet.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Shkrimtarët më të mirë për mua janë Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Fan Noli.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një mashkull?

Te një mashkull vlerësoj burrërinë, të jetë burrë me plot gojën në secilën pikëpamje, pasi jam femër vetë dhe kam më shumë burrëri sesa 60% të meshkujve që mendojnë se janë të tillë sot.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Kur bëj dush nuk fërshëllej, thjesht lahem dhe imagjinoj (qesh).

Ngjyra juaj e preferuar?

Ngjyra ime e preferuar, e zeza në dimër e bardha në verë.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Suksesin tim më të madh konsideroj çdo punë timen që kam arritur. Për mua më mjafton që të gjitha i kam arritur vetë.

Pija juaj e preferuar?

Pija ime e preferuar? S’jam e dhënë pas alkoolit, pi vetëm ujë ose ndonje pije me gaz me raste.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Gjëja që pendohem më shumë është fakti që jam tip që fal dashuri shumë, edhe te njerëzit që s’e meritojnë apo që s’dinë ç’do të thotë të falësh pozitivitet, por sërish them që pikërisht këta lloj njerëzish kanë nevojë për një psikologe si unë (qesh).

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Urrejtja më e madhe në këtë botë për momentin është ky virus.

Frika juaj më e madhe?

Frika ime më e madhe është vetmia dhe të largohem larg njerëzve të mi.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Si do dëshiroj të vdes (qesh), interesante kjo pyetje. S’e kam menduar akoma se si dua të vdes.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Zotit do t’i thoja faleminderit për të gjitha, që ke qenë pranë meje dhe do t’i kërkoja që të ishin të gjithë të barabartë në këtë jetë./Panoramaplus.al

të fundit

Benet Beci vendos kurora me lule në Memorialin e “2 Prillit 1991”, demokrati i heq: Dëshmorët nuk janë pasardhës të komunistëve (FOTO+VIDEO)

Këtë të enjte, Bashkia e Shkodrës, ka vendosur në emër të kryebashkiakut Benet Beci, kurora me lule në Memorialin e…

18 minutes ago

Mali flet pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”: Fitorja ime jeni ju

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Mali ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë me ndjekësit…

45 minutes ago

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Këtë të enjte, 2 prill 2026, ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë…

51 minutes ago

Erion Braçe kritika ministrit të Bujqësisë: Duhet të jetë këtu të përgjigjet për vendin, më thonë se është në Kosovë, por…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ishte kritik me ministrin e Bujqësisë, për të cilin tha se duhet të jetë këtu…

55 minutes ago

Balla përplaset me Mediun: Shko jep hesap para drejtësisë, ke 20 vite që na bën si përfaqësues i amerikanëve

Këtë të enjte, seanca parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane…

1 hour ago

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave…

1 hour ago