Categories: Uncategorized

Ndodhi ajo që po prisnit, Jennifer dhe Brad Pitt fotografohen bashkë (FOTO LAJM)

U desh ceremonia e ndarjes së çmimeve SAG Aëards që më në fund, pas kaq shumë vitesh pritje, fansat e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt të shihnin momentin special kur aktorët shkëmbehen në prapaskenë.

Brad Pitt, single, i cili pranoi gjatë marrjes së çmimit “Aktori me rol joprotagonist me performancën më të mirë në një film” se “do ta vendosë [çmimin] në profilin e Tinder-it”, ndoqi fjalimin e Jennifer, e cila mori çmimin “Aktorja me performancën më të mirë në një serial dramatik”, nga një monitor në prapaskenë. “Ai nuk pushonte së buzëqeshuri,” shkroi në Tëitter Jason Kennedy, gazetar në E! News.

Të lidhura

None found

Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Justin Theroux në shkurt të 2018-s, Jennifer Aniston është përfolur vazhdimisht për një romancë të re dhe emri i vetëm i përmendur nëpër media është sigurisht Brad Pitt. Detaje si letrat e dashurisë që aktorja mbante në shtëpi edhe pas ndarjes nga Pitt, apo telefonata e Brad drej Aniston fill pas ndarjes nga Angelina, i ka bërë njerëzit të besojnë se aktorët, që qëndruan të martuar nga viti 2000-2005, do të rikthehen sërish.

Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fillimisht marrëdhënia Brad-Angelina u komentua si tradhti, por më pas Jolie e mohoi një gjë të tillë. “Të kesh marrëdhënie me një burrë të martuar, ndërkohë që babai im e ka tradhtuar nënën time, është diçka që unë nuk e fal,” u shpreh ajo asokohe dhe një vit më vonë konfirmoi se ishte shtatzënë.

Asnjëra prej martesave të Jennifer dhe Brad Pitt nuk funksionoi dhe të dy janë, të paktën zyrtarisht, single!

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

4 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

4 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

4 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

5 hours ago