Categories: Uncategorized

“Më pa dhe s’më foli”, Adrola Dushi përlotet në emision (VIDEO)

Si një nënë tashmë beqare dhe me një karrierë jo pak të ngarkuar, Adrola Dushi ka rrëfyer shpesh vështirësitë që ka hasur me djalin e saj Troin, i cili tashmë është 6 vjeç.

Për shkak të karrierës së saj si modele, Adrolës shpesh i duhet të largohet për ditë të tëra nga i biri gjë që për të nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, momentin më të vështirë Adrola duket se e ka hasur në ditëlindjen e fundit të Troit dhe këtë e ka rrëfyer në një intervistë në emsionin “Mirage” ku nuk kanë munguar dhe lotët.

Të lidhura

None found

Adrola tregon se përpara ditëlindjes së të birit, asaj i ishte dashur të largohej për dy javë dhe pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo nuk mund t’i shmangej impenjimeve.

“Ai u zhgënjye shumë nga hera e fundit që e lashë dhe kur po ikja, ai më tha: ‘Mami të lutem mos ik!’. Unë nuk e mora shumë seriozisht duke e menduar si herët e tjera dhe i thashë që do ikja. Ika dhe ai nuk donte të hynte në shtëpi. Ka shkuar në kopësht dhe ulëriste sepse nuk donte të hynte në shtëpi pa mamin. Mua nuk ma thanë këtë që të mos mërzitesha, ma thanë më vonë. Kur erdha për ditëlindje, më ka dhembur zemra, sepse ishin të gjithë njerëzit e Troit duke i festuar ditëlindjen dhe ai vetëm më pa dhe nuk më foli. O Zot i madh, ka qenë tmerr!”-shprehet modelja teksa lotët nuk e lejojnë që të vijojë të flasë për situatën tejet emocionale.

Sakaq, e pyetur nëse dikush ka hyrë në jetën e saj pas divorcit, Dushi shprehet se është ende në pritje të dikujt që do t’i falë qetësinë shpirtërore që ajo dëshiron.

të fundit

Arabia Saudite përdor syze të posaçme për portierët para duelit me Spanjën

Arabia Saudite po përgatitet me metoda moderne për sfidën ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 dhe një nga detajet…

13 minutes ago

Barcelona propozon Ronald Araujon për Andrea Cambiason, por Juventusi kërkon para të gatshme

Raportime nga Italia pretendojnë se Barcelona është e gatshme të përfshijë qendërmbrojtësin Ronald Araujo si pjesë e një shkëmbimi lojtarësh…

33 minutes ago

Kroatët dhe anglezët bashkohen në tribuna me një protestë të pazakontë në Botëror

Kombëtarja e Kroacisë e nisi me humbje aventurën në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 4-2 nga Anglia në…

33 minutes ago

Tuchel pas suksesit ndaj Kroacisë: Më vendimtare është mënyra si përgjigjesh

Kombëtarja e Anglisë e nisi me fitore aventurën në Kupën e Botës, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 4-2 në Arlington,…

53 minutes ago

Anglia triumfon 4:2 ndaj Kroacisë në Dallas dhe e hap me spektakël Kupën e Botës 2026

Anglia ka marrë tri pikët e para në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 4:2 në një…

2 hours ago

Vllaznia barazon 1-1 me Deciqin në “Loro Boriçi”, shkodranët marrin sinjale inkurajuese para sezonit të ri

VllazniaVllaznia zhvilloi ditën e sotme miqësoren me Deciq, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri [...]Read More...

3 hours ago