Ava Max është bërë pjesë e listes së artisteve shqiptare më të famshme në mbarë botën vitet e fundit, por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi se ajo ka përjetuar vetë në kurriz bullizmin gjatë viteve të shkollës, gjë që ja ka kthyer jetën në një ferr të vërtetë asokohe.
Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Ëo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.
None found
“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.
Ajo fitoi famë brenda pak kohësh me hitin “Sëeet but Psycho”, por Ava ka pranuar se në fillim nuk mund të mësohej me idenë e famës.
“Isha në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar dhe Psycho dëgjohej në çdo radio. Ishte e bukur, sepse dikush më njohu dhe unë nuk isha mësuar me atë gjë. Dhe i thashë: ‘A je i sigurt që po flet me mua?’. Ai mu përgjigj: ‘Po, je ti’ dhe unë ju përgjigja ‘Jo’ dhe u largova me vrap”, ka rrëfyer shqiptarja.
Ava ka treguar se asaj nuk i pëlqen aspak kur e krahasojnë me Lady Gaga-n, pavarësisht se ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme. Ajo është shprehur se është rritur duke dëgjuar këngët e artisteve të muzikës pop, por i duket shumë e çuditshme kur e krahasojnë me dikë tjetër.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…