Në një intervistë për The Sun, këngëtarja shqiptare Ava Max ka folur për adoleshencën e saj, që s’ka qenë aspak e thjeshtë, pasi si një emigrante i është dashur të përballet me racizmin. Sot ajo është një yll në ngjitje, por dikur e ka pasur shumë të vështirë të gjejë mbështetje në një vend të huaj.
Për fillimet e vështira në Britaninë e Madhe, Ava ka treguar edhe në këngën “Who’s Laughing Now”, nëpërmjet së cilës u drejtohet vajzave që e ngacmonin dhe bullonin vazhdimisht në shkollë.
None found
“Ju nuk mund të parashikoni se si do të jetë shkolla për fëmijët… Për mua ishte vërtet e vështirë dhe nuk doja të shkoja në shkollë. Ishte një bandë vajzash që vërtet më bullonin pa ndalur. Një herë madje më futën në qoshe në një banjë. Dikush ma futi kokën në një tualet.
Kjo ishte shkolla e mesme për mua dhe nuk më pëlqente. Nuk doja të shkoja në shkollë dhe në një moment nuk shkova. Fillova të bëja mësim në shtëpi.”
Ndërsa sot, që ajo po mundohet të krijojë një emër në skenën ndërkombëtare po përballet me krahasime, të cilat nuk i pëlqejnë. Një prej artisteve me të cilat Ava Max krahasohet më shpesh është Lady Gaga.
Ajo mendon se është “e çuditshme” që njerëzit të krahasojnë artistet me njëra-tjetrën dhe këmbëngul se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë.
Edhe pse ajo e pëlqen shumë Lady Gaga-n, thotë se është e çuditshme të krahasosh dy këngëtare sepse kanë të njëjtën ngjyrë flokësh dhe bëjnë muzikë pop.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…