Categories: Uncategorized

Mbrojti Teatrin por nuk u prit mirë, reagon ashpër Adrola Dushi (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Adrola Dushi reagoi dje në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar duke publikuar poezinë e të madhit At Gjergj Fishta “Ju rrugaça e sallahana”. Por Adrola u përball me kritika të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët vunë në dyshim nëse ajo kishte qenë ndonjëherë në teatër.

Pas kritikave, Adrola reagoi me një foto ku shfaqej krah aktorit të madh Robert Ndrenika dhe u shpreh se është adhuruese e qindra aktorëve shqiptarë. Modelja tha se është prekur nga komentet negative dhe kuptoi që ne si popull e duam pak veten.

Të lidhura

None found

“Sot kam marre komente pozitive, por ato qe me preken jane ato negativet. Jo se nuk kisha marre komente negative, se me punen qe bej e vleresoj kritiken, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten! Dhe kur ne nuk duam veten, ta harrojme se do na doje tjetri”, u shpreh Adrola.

Postimi i plotë: “Te dashur miq, dashamires, familjare, ndjekes te rrjeteve sociale, apo cfaredo qe ju e konsideroni veten ne raport me mua, Une quhem Adrola dhe tashme jam nje personazh publik. Dikush mund ta konsideroje si personazh publik qe nuk e meriton te jem, e dikush me konsideron me vlere, kjo pak rendsi ka. Ama jam nje personazh publik dhe si per mire apo per keq, kam njefare ndikimi apo influence sic preferojme ta quajme me “trendin” e sotshem. Une kam rrjete sociale me ndjekes dhe zgjedh te postoj nga jeta ime personale ku ju me shikoni te gezoj e festoj.

Fakti qe vishem, bej makijazh apo bej sete fotografike, nuk me ben me pak te ndjeshme se sa ju. Une jam ajo qe postoj dhe mbeshtes bisnese sepse ju ma kerkoni, une jam dhe ajo qe shpesh here nuk kam anashkaluar fatkeqesite dhe kam dhene kontributin tim me aq sa kam patur mundesi. Sot jam ajo qe po postoj per nje teater dhe qe eshte nje kauze qe me duket me se e drejte. Ka nga ata qe nuk ju pelqen, ama edhe mua nuk me pelqen qe ju nuk e pelqeni por gjithsesi nuk jam kundra jush. Keto jane zgjedhje shume personale.

Une jam nje fanse e madhe e Robert Ndrenikes, dhe nuk ndihem se kam postuar ne ate mase qe kam adhurim ndaj tij. Une jam patriote e Roza Anagnostit, dhe nuk kam postuar mjaftushem me artin qe ajo ka dhuruar (te mendosh qe kam mbeshtetur cdo Mirditor qe me eshte dhene mundesia). Une jam adhuruese e qindra aktoreve me radhe te teatrit, dhe nuk kam postuar mjaftushem per kontributin qe ata kane dhene. Une nuk ndjej qe kam postuar mjaftushem.

Une ndihem keshtu si ndihem, dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt, si dhe askush nuk me imponon dot ndjenjat e mia. Sot kam marre komente pozitive, por ato qe me preken jane ato negativet. Jo se nuk kisha marre komente negative, se me punen qe bej e vleresoj kritiken, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten! Dhe kur ne nuk duam veten, ta harrojme se do na doje tjetri.

Fort te dashur, uroj te duhemi me shume se sa urrehemi, se nga e gjithe kjo situate qe po kalojme, ky eshte i vetmi mesazh qe kuptoj. (Per te gjithe ata qe shqetesohen per shkrimin dhe kendimin tim, ky shkrim eshte i redaktuar me te gjitha ndjenjat e mia brenda.)

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

1 hour ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago