Me siguri të gjithë e kujtoni hitin e pavdekshëm të Bleros “Kthehu ti”.
Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot nga fansat e këngëtarit, madje duket se ka shkuar edhe në vesh të huaj.
None found
Një grup gjerman i quajtur Clo(rona)1444 duket se e ka dashuruar këtë hit, aq sa e ka marrë pa lejen e autorit.
Djemtë e grupit kanë publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një “trailer” të klipit të tyre të ri, nga ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.
Blero ka treguar për “Telegrafin” se askush nuk ka marrë leje për këtë këngë, ndërsa bën të ditur se i ka “kërcënuar” djemtë që brenda 24 orëve t’i japin të drejtat autoriale.
“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka treguar Blero.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…
Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…