showbiz

Elsa Lila dhe Capital T rikthyen “Pyes lotin”, revoltohet kompozitori: Mos ma bëni pis këngën, fshijeni menjëherë

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, ku këngëtarët konkurentë kënduan me një artist shoqërues. Të njëjtën gjë bëri edhe këngëtarja e njohur, Elsa Lila, e cila riktheu këngën e saj “Pyes lotin”, këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T.

Ndonëse kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe mori pafund duartrokitje, duket se kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i indinjuar.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”. Ndër të tjera, Veizi ka bërë thirrje që të mos ja bëjnë pis këngën.

Postimi i plotë:

MOS MA BENI PIS KENGEN!

Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera: e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge, por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit.

Se dyti: Ti (kushdo) mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit, (kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh, shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

15 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

21 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

45 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

45 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

45 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

51 minutes ago