Categories: Uncategorized

Ironizoi publikisht motrat Vjollca, Getoari nxehet keq me Alketa Vejsiun (FOTO LAJM)

Shkrimi për Marina dhe Luana Vjollcën në Instagramin e Revistës Class të Alketa Vejsiut, që fliste për “jetën e sheikëve që u pëlqen vajzave shqiptare”, ka nervozuar keq Getoar Selimin.

Burime të sigurta për “Anabel.al” bëjnë me dije se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të shoëbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën.

Të lidhura

None found

Po i njëjti burim thekson se Vejsiu nuk iu përgjigj telefonatës së reperit dhe pas mesazheve të vazhdueshme të Getoarit për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram, nga një shkrim i gjatë ironizues, në një fjali përshkruese: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Shkrimi i fshirë pak orë më parë, që thuhet se është bërë nga vajza që menaxhon Instagramin e portalit të Alketës, ishte mjaft me kunja, si më poshtë:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!

Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre!

Për grimin e tyre!

Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!

Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!

Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore?

Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!

Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pëlqeni më shumë?”.

Ky shkrim i çuditi të gjithë duke pasur parasysh që ka qenë Alketa Vejsiu ajo që organizoi dasmën buzë detit të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës. Megjithatë, pasi Marina bëri humor me faktin që Alketa ndërroi shumë fustane gjatë “Festivalit të Këngës”, në emisionin e saj “Klanifornia”, (ku skenarin nuk e shkruan ajo vetë), ndoshta e kuptoni nga erdhi reagimi i Revistës Class.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

3 hours ago