Categories: Uncategorized

I quajti të degjeneruar, “Aventurierët” i kthen Agron Llakajt: Na mësuat fjalët banale (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, aktori i njohur i humroit, Agron Llakaj bëri një reagim mjaft serioz në lidhje me programin e ri të Top Channel, “Aventurierët”, që flet për një grup të rinjsh që bëhen pjesë e sfidave të ndryshme!

Llakaj e quajti degjenerim dhe shthurje këtë format, ndërsa i bëri thirrje AMA-s që të ndërhyjë! Por përmes një reagimi në Instagram, vetë autorët e programit kanë reaguar ndaj deklaratës së Llakajt.

Të lidhura

None found

Në postim shkruhet se Llakaj, akoma e vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe reagimi i tij do ketë ardhur pas rënies së audiencës.

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon”.

Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor banal:

“Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni”.

Reagimi i Llakajt është vlerësuar edhe nga aktori i humorit Romeo Veshaj, i cili ka postuar disa emoji duartrokitjesh në postimin e tij.

Pak kohë më parë edhe aktori i “Portokallisë” Florjan Binaj u shpreh në një postim të fundit, se televizioni duhet t’i edukojë njerëzit dhe të promovojë vlerat, veçanërisht te të rinjtë.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruante aktori.

të fundit

Kroos vlerëson planin e Mourinhos pas El Clasicos: Ja si u neutralizua Barcelona

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…

3 minutes ago

Goditjet në tru po shtohen, pacientja më e re e trajtuar ishte 16 vjeçe

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

3 minutes ago

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve! Ish-zv.kryeministrja akuzohet për korrupsion e abuzim me tendera

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…

8 minutes ago

VIDEO/ Cristian Shpendi fiton duelin mes vëllezërve, ndërsa Stiven shënon autogol dhe përjashtohet

Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…

15 minutes ago

Vota e gazetarit australian për Topin e Artë ngjalli debat me renditjen e Yamalit

Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…

21 minutes ago

Izraeli përballë bllokadës politike, asnjë kamp pa shumicë dhe partitë arabe në rol kyç

Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...

27 minutes ago