Këngëtari i famshëm i muzikës, J Balvin, ka rrëfyer luftën e tij me Covid-19 në një shkrim të gjatë në rrjete sociale. Edhe pse tani është në një gjendje të mirë shëndetësore, gjatë ditëve që ishte i sëmurë ai tregon se i humbi pothuajse fare shpresat.
“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkruan J Balvin krahas postimit.
None found
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e të premtes në Algjeri, me të paktën 27 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.…
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën e tyre…
Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord që Ukraina të ndërtojë raketa [...]Read…
Gjashtë futbollistë të Argjentinës mund të pezullohen për Kupën e Botës 2030, pasi FIFA ka konfirmuar nisjen e procedurave disiplinore…
Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me…
Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga…