Pas 5 muajsh lidhje, Genta Ismajli është fejuar.
“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë,” thotë Genta.
Dhe Usta, sigurisht pohon të njëjtën gjë. “Nga momenti i parë që e kam parë Gentën, jam dashuruar me të dhe për këtë arsye ndjeva se duhet t’ia bëja këtë surprizë,” tha Usta. “Çdo gjë që mendoj unë, e mendon dhe Genta. Të gjitha ndjenjat e mia, doli që i ka edhe ajo. Ngadalë po rriten.”
Këngëtarja ceku sa e vështirë është për dikë në pozitën e saj të gjejë një partner që e kupton dhe e mbështet.
“Është e vështirë të jesh këngëtare dhe të gjesh një person që të kupton, një njeri që të shtyn përpara si më shtyn mua Usta. Më ndihmon dhe më mbështet në karrierën time. E vlerësoj shumë. Muzika është gjithçka për mua dhe kam gjetur personin e duhur sepse e do muzikën si unë,” tha ajo.
Gentën e bëri të binte edhe më në dashuri zemra e madhe e Usta. “Më jep një energji dhe një emocion që s’e kam përjetuar më përpara as në muzikë, as në shoqëri, as në familje, as në dashuri,” vijoi ajo.
Çifti i ri do patjetër të bëjë fëmijë. Djalë apo vajzë nuk ka rëndësi për sa kohë është i shëndetshëm.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…