Categories: Uncategorized

“Futa në sherr familjen”, Alesia Bami flet rreth “fejesës” së bujshme me biznesmenin (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, Alesia Bami u shpreh “Do fejohem, do fejohem”. Nisur nga kjo deklaratë, në rrjet qarkulluan lajme se modelja do të fejohej. Mirëpo Alesia reagoi me anë të një statusi në Instastory duke sqaruar se nuk është e vërtetë.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria live” dhe ka folur sërish rreth kësaj teme, duke iu dhënë fund njëherë e mirë fjalëve që qarkullojnë lart e poshtë. “Mjek, biznesmen apo nuk ka fare të fejuar?”, u pyet modelja dhe tha se nuk është e fejuar madje për momentin është single.

Të lidhura

None found

Po ashtu Alesia shtoi se deklarata e saj “Do të fejohem” ishte thjesht shaka. Ajo tregon se nuk është bezdisur nga lajmi i fejesës por nga paragjykimet që nuk e ka krijuar vetë biznesin e saj.

“Kur hodhën baltë mbi atë që unë kam arritur vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, normal që nuk më erdhi mirë. Në fakt fejesa nuk është se më ka bezdisur, sepse ato që e kanë parë nga fillimi e dinë që ishte shaka. Nuk ka asgjë të keqe, kur e ke bërë në plan që gjërat janë familjare.

Hedhin baltë mbi atë gjë që kam krijuar vetë kjo më bezdis, sepse është një shpifje. Mirë që nuk jam e fejuar, por kanë dashur të baltosin emrin tim. Këta e kanë kuptuar që Alesia është zemërgjërë dhe duron. Kjo është hera e fundit që duroj shpifje të tilla”, tregoi ajo.

Modelja tha se lajmi i fejesës ka mërzitur prindërit pasi njerëzit e fisit i merrnin vazhdimisht në telefon. “Në fakt kjo është për të qeshur sepse filluan telefonatat tek familja ime që e fejuat vajzën? Me pak fjalë i futa pak a shumë në sherr ato të shtëpisë me fisin. Në fakt unë i ruaj shumë traditat. Po ta keni vënë re, unë pak a shumë ditëlindjet i kam bërë si fejesa”, u shpreh ajo.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

5 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

5 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

6 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

6 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

6 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

7 hours ago