Me siguri të gjithë keni parë sot foto të zeza në Instagram nga personazhe të njohur me miliona ndjekës dhe me influencë të lartë, nga biznese apo edhe nga vetë faqja zyrtare e Instagram dhe po pyesni vetën se çfarë po ndodh.
#BlackOutTuesday quhet thirrja e fundit që po ndërmerret kundër racizmit, i cili sot më shumë se kurrë ka nevojë për më tepër vëmendje!
None found
Pra këtë të martë, nuk do të blihet dhe nuk do të shitet asgjë në shenjë proteste për çështjen e njerëzve me ngjyrë.
Edhe vetë Instagrami ka bërë thirrje në profilin zyrtar që të shpërndahen sa më shumë foto të tilla të zeza, si një formë për t’u shprehur kundër racizmit.
“Ne ju dëgjojmë, ju shohim dhe jemi me ju. Ne qëndrojmë kundër racizmit. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që punojnë për drejtësi në nder të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerëve, emrat e të cilëve nuk do të harrohen. Kemi parë që komuniteti i Instagramit ka fuqinë të sjellë ndryshim domethënës. Sa më shumë që ne të #ShareBlackStories, aq më shumë ngremë zëra që e bëjnë një ndikim të qëndrueshëm. @facebook premton 10 milion dollarë në përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund padrejtësisë racore. # BlackLivesMatter”.
Shumë emra të njohur të muzikës, kinematografisë, apo modës i janë bashkuar kësaj thirrjeje e cila po zgjerohet anembanë botës.
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…
Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…