Categories: Uncategorized

“Reagoni për romët shqiptarë pastaj amerikanët”, Enca u “sulet” VIP-ave (FOTO LAJM)

Personazhe të famshëm të Instagramit, këngëtarë, modele, aktorë (nga Michael B. Jordan te Rihanna apo Kendall Jenner); Institucione (siç është Muzeu Metropolitan i Artit), apo dhe biznese (si SAVAGE X FENTY) etj, pblikuan foto të zeza pas protestave për vrasjen e George Floyd, nga efektivi i policisë që i vendosi gjurin në qafë deri në asfiksim!

Thirrja që po ndërmerret kundër racizmit quhet #BlackOutTuesday dhe asaj i janë bashkuar edhe personazhe të njohur shqiptarë, të cilët kanë ndarë foto të zeza në llogaritë e tyre.

Të lidhura

None found

Mirëpo, ky veprim nuk i është dukur me vend këngëtares Enca Haxhia, e cila akuzon hapur artistët shqiptarë se nuk po ngrejnë zërin për kauzat e vendit të tyre, por po bëjnë ç’bën amerikani, sepse është më trendy.

Në një postim në InstaStory, Enca i bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që na prek edhe ne, si psh. ajo e komunitetit rom.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.”- janë fjalët e Encës në postim.

të fundit

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

19 minutes ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

21 minutes ago

Trump and JD Vance’s ‘golden age’ mocked on social media/ AI-generated image sparks criticism: You even lost Mississippi

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…

22 minutes ago

How loan sharking and cryptocurrencies became a criminal threat in Albania and the seizure of 26 million euros

Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…

22 minutes ago

Dad, please don’t shoot me”: tragedy in Florida, man kills wife and three young children then himself

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…

22 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 21 shtator 2026

Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…

26 minutes ago