Categories: Uncategorized

E shanin dhe talleshin në shkollë, vajza “hakmerret” duke u bërë super modele (FOTO LAJM)

Një vajz që kur ishte në shkollë ngacmohej mizorisht duke u quajtur “derrkuce”, ka bërë hakmarrjen e saj ndaj dashakeqëve duke u bërë modele për bikini.

Australiania Diane Frick, tashmë 36 vjeçe nga Melbourne, thotë se ka duruar ngacmime mizore nga fëmijë dashakeqë në shkollë, që i kanë lënë shenjë për disa vite më radhë.

Të lidhura

None found

Ata e quanin “qukëse, kuqalashe” dhe tallnin rrobat e saj.

E traumatizuar ajo më vonë kishte kërkuar ndihmë te një terapist sjelljeje dhe tashmë ka ndryshuar jetën e saj.

Në moshë të rritur, Diane nuk ishte shumë mbipeshë, por kishte zakone të këqija ngrënieje dhe nuk stërvitej.

Por ajo vendosi të ndryshonte stilin e jetesës kur zbuloi disa foto frymëzuese të modeleve për bikini.

Diane thotë: “Kisha qenë gjithmonë një fëmjë i shëndetshëm dhe jam persekutuar nga fëmijë dashakeqë gjatë gjithë fëmijërisë. Në shkollë ata ma nxinin jetën duke më thirrur përditë e shëndoshë ose e shëmtuar”.

“Para dy vjetësh nisa të shihja konkurentet për modelet e bikinit dhe gjeta një përgatitës për formën e tyre sportive.”

Diane thotë se e adhuronte programin e saj të vështirë të stërvitjes dhe dietën e saj, që shpejt i ndryshuan trupin.

Pas transformimit ajo u pranua në një konkurs australian të Bodybuilding.
Ajo thotë: “Nuk e imagjinoja kurrë se mund të isha krenare për trupin tim. Gjithmonë mbaja veshje që mbulonin gjithçka dhe kisha turp nga vetja. Vitin që shkoi u kurorëzova kampione e trupit per bikini dhe nuk arrija ta besoja. Kisha arritur aq shumë si nga ana fizike dhe mendore”.

Ajo shton se ndjen simpati për fëmijët që ngacmohen në shkollë dhe shpreson se historia e saj do t’i frymëzojë ata. “Nganjëherë duhet të shkatërrohesh që të rindërtohesh më e fortë. Nuk e harroj mënyrën sesi jam trajtuar, por kjo më ka bërë më të fortë si person”.

të fundit

Haxhiu takon në Bruksel eurodeputetin kroat Stier, kërkon përkrahje për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…

4 minutes ago

“Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin”/ Modelja, Rike Roçi plas deklaratën ‘bombë’

Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…

4 minutes ago

Kosova në pozitën e 25-të në Evropë në hendbollin e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…

5 minutes ago

Rama: Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka më arsye për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

6 minutes ago

Ekspertja Popovska në rastin “Lotaria”: Nuk kam vërejtur shkelje të procedurës

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

6 minutes ago

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA: Kërcënimet nga Irani ndaj amerikanëve janë rritur ndjeshëm

Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…

11 minutes ago