Dua Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë. Ka vetëm pak ditë që ka publikuar albumin “Future Nostalgia”, dhe ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, i cili përkthehet ndryshe edhe në miliona euro.
Prestigjozja “The Sun” ka shkruar se ylli i muzikës pop është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të shoëbiz-it në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë paund ose ndryshe 28 milionë euro.
Pasuria e saj krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar nga 11.8 milionë paund (13 milionë euro).
Gjithashtu Dua Lipa numëron në bankë 17.3 milionë paund (19 milionë euro) sipas shifrave të paraqitura në ‘Companies House’.
“Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, ka thënë një burim nga industria e muzikës për “The Sun”.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…