Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë më së shumti krenarë me arritjet e saj.
Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta, teksa pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh.
None found
Së fundmi, një person shumë i afërt i saj feston ditëlindjen dhe këngëtarja me famë botërore ka zgjidhur ta urojë me një video nga fëmijëria.
Në videon e postuar në Instagram dëgjohet teksa flitet shqip dhe Dua e vogël thotë ‘Natën e mirë‘, kurse personi që regjistron videon “T’i shoh thonjtë, ç’ka jeni tu bo? A të mira bonbonet?”
Këtë verë, shqiptarja u kritikua jo pak pasi u përfshi në debatin e famshëm të vendosjes së Kosovës në hartën e Apple dhe më pas pushtoi mediat me postimin e flamurit autokton shqiptar.
Mediat serbe nisën menjëherë artikujt kundër këngëtares shqiptare, madje duke i ndryshuar edhe emrin me qëllim fyerje, duke e quajtur Dui Lipi. Këngëtare të shumta serbe publikuan reagime kundër Duas, duke deklaruar se “këngëtarja shqiptare po nxiste urrejtje” apo se “vetë Dua e di shumë mirë që Kosova është zemra e Serbisë”.
Kishte edhe komente nga artiste serbe që i kërkonin Duas që të mos fliste për Kosovën e pavarur për shkak se nxiste urrejtje pasi “Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur, por gjithnjë pjesë e Serbisë”.
Po nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua sqaroi se publikimi i hartës nuk kishte për qëllim të nxiste urrejtje. Vetë Dua pranon se publikimi i hartës së “Shqipërisë së Madhe” ishte emocional dhe i ndikuar nga fakti që përballet çdo ditë me rezistencën për të promovuar një kulturë autentike kosovare.
Një gjë është e sigurtë, sado lart të ngjitet Dua Lipa nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj./iconstyle
Kompania ajrore Wizz Air do ta hapë nga nëntori i këtij viti bazën e saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të…
Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka lënë…
Këtë të mërkurë, familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një…
Bojan IlievskiBojan Ilievski është futbollisti më i ri i Tiranës [...]Read More...
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, njëherësh personi i katërt më i pasur në botë, është kontaktuar për një investim të…
Michael Olise, sulmuesi anësori 24-vjeçar i Bayern Munich, mbetet në listën e ngushtë të transferimeve të Real Madridit, por çdo…