Categories: Uncategorized

Disa minuta para zhdukjes, publikohen pamjet e aktores Naya Rivera dhe të birit (VIDEO)

Autoritetet janë ende në kërkim të trupit të aktores Glee Naya Rivera, e cila humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar.

Ata kanë publikuar pamjet e nënës dhe djalit të saj Josey, teksa mbërrijnë në Liqenin Piru dhe hipin në varkën e tyre të vogël, e cila u gjend vetëm me djalin në bord duke fjetur.

Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën.

Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen.

Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord. Tashmë shpresat për të kanë humbur dhe operacioni nuk quhet më një operacion kërkim-shpëtimi, por vetëm për gjetjen e trupit.

Zhytësit thonë se ujërat janë të errët dhe plot bimë, duke kufizuar shikueshmërinë e tyre dhe autoritetet paralajmërojnë se trupi i Rivera-s mund të mos gjendet nëse është ‘i ngatërruar në diçka nën ujë’.

Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

4 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

4 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

4 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

5 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

5 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

5 hours ago