Jonida Vokshi, e ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina” dha versionin e saj për rënien në peshë. Duke marrë parasysh trupin e moderatores vetëm 1 javë pas lindjes, para se të dëgjoni këshillat duhet të mos harroni rolin e gjeneve. Faktori kryesor!
Sidoqoftë, Vokshi tregoi se çfarë e ka ndihmuar të qëndrojnë në formë të mirë trupore ka qenë stërvitja para shtatzënisë dhe gjatë saj.
None found
“Fati im ishte se unë jam marrë shumë me stërvitje para shtatzënisë, ndërkohë që ditën që mora vesh që jam shtatzënë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë në synimet e mia që të ruaj një peshë gjatë apo pas shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe doja vetëm që unë dhe Emi të ishim mirë. Ushqehesha sipas këshillave të doktoreshës dhe kisha një dietë ushqimore shumë të shëndetshme.
Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qefet e mia për të ngrënë ndonjë akullore apo pite që bën vjehrra, por dija si ta balancoja me ushqim të shëndetshëm më pas.”- tregoi ajo.
Jonida, shtoi se gjatë shtatzënisë ka marrë gjithsej vetëm 5 kilogram (pesha e bebit dhe e placentës), duke theksuar se lëvizja fizike e ka ndihmuar shumë.
“Kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në shtëpi, të paktën minimalisht tre herë në javë dhe këtë e kam bërë me këshillën e mjekut.”
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të…
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…