Gazetarja e njohur italiane, Diletta Leotta, është duke u përgatitur për një fushë tjetër të karrierës së saj.
Shumë e konsiderojnë atë, si gazetaren më të bukur në botë.
None found
Siciliania së shpejti do ta publikojë librin me titull “Zgjidhni të buzëqeshni”, në të cilin do t’i përshkruajë shumë detaje të panjohura nga jeta e saj.
Ndër to, do të përfshihen edhe detaje nga ndarja me boksierin Daniele Scardina.
Megjithatë ajo ka rrëfyer se ka pavarësisht ndarjes, ka qenë një dashuri e madhe me Scardina.
“Në libër e quaj dashuria ime, edhe pse tani ka marrë fund, por nuk kam të drejtë ta fshij, sepse ashtu jam ndier kur e kam shkruar”, ka rrëfyer bukuroshja për revistën “Chi”.
Ajo i ka komentuar edhe spekulimet për lidhjen me yllin suedez Zlatan Ibrahimoviç, duke thënë se raporti i tyre ka qenë vetëm profesional.
“Tani jam e lirë dhe dua ta shfrytëzoj kohën që ta njoh veten, që të mund ta shikoj filmin dhe të mos i jap llogari askujt. Zlatani? Asnjëherë nuk do të shkoja me një burrë të martuar”, – sqaroi gazetarja.
Shumë gazetare sportive aludohen për lidhje me futbollistë, nisur nga njohjet për shkak të profesionit.
Duket se kjo i ka ndodhur edhe Diletta Leotta me Ibran e famshëm.
Kur inteligjenca artificiale përdoret në zbulimin ushtarak dhe proceset e gjetjes së objektivave, shumë varet nga dy faktorë: A i…
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka pritur në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen,…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat…
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në Gjilan do të realizohen…
Sassuolo është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve në repartin e portierëve gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa në mesin e futbollistëve…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta nga Banka Qendrore…